Bajqinovci: Nuk e ndryshojmë kandidaten, mbetet Albulena Haxhiu përsëri

  • A.P /
  • 23 April 2025 - 09:08
Bajqinovci: Nuk e ndryshojmë kandidaten, mbetet Albulena Haxhiu përsëri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka konfirmuar sot se partia e tij nuk ka në plan të ndryshojë kandidaten për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, pavarësisht dy dështimeve të mëparshme për zgjedhjen e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Jo, jo nuk e ndryshojmë kandidaten. Mbetet Albulena Haxhiu përsëri,” u shpreh shkurt Bajqinovci, duke e bërë të qartë qëndrimin e Vetëvendosjes për të vazhduar me kandidaturën e Haxhiut.

(Kosova Sot Online)