
Murati: Uroj që opozita të ketë reflektuar

Deputeti Hekuran Murati ka komentuar për gazetarët para hyrjes në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se uron që opozita të ketë reflektuar.
“Uroj që opozita të ketë reflektuar të vazhdojmë tutje me konstituimin e Kuvendit. Konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm detyrë e partisë fituese, uroj që opozita të ketë reflektuar”, tha Murati.
(Kosova Sot Online)