
Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Turqi

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Turqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një lëkundje me magnitudë 6.2 është regjistruar në brigjet e Silivrit.
Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 6.92 kilometrash, raportojnë mediat turke
Tërmeti i fuqishëm i ndodhur në orën 12:49 është ndjerë në një pjesë të madhe të Rajonit Marmara.
Qytetarët janë hedhur në rrugë nga tërmeti i frikshëm.
Nuk dihet nëse ka dëme materiale ose lëndime në njerëz.
(Kosova Sot Online)