Presidenti pas takimit me Osmanin: Marrëdhëniet Kosovë-Finlandë të ngushta e të shkëlqyera

  • A.P /
  • 23 April 2025 - 14:25
Presidenti pas takimit me Osmanin: Marrëdhëniet Kosovë-Finlandë të ngushta e të shkëlqyera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Finlandë sot ku u prit nga homologu i saj finlandez, Alexander Stubb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë vizitë të Osmanit shkroi edhe Presidenca finlandeze në X, e cila përcolli fjalët e Stubb.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës janë të shkëlqyera dhe të ngushta, si historikisht si tani”, tha presidenti finlandez.

(Kosova Sot Online)