Përgatituni, ky mot do të mbretërojë të enjten në Kosovë

  • A.P /
  • 24 April 2025 - 07:09
Përgatituni, ky mot do të mbretërojë të enjten në Kosovë

Të enjten në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive, ndërsa reshje nuk priten në të gjitha viset duke pas para sysh natyrën lokale të këtyre reshjeve.

Temperaturat në rënie të lehta dhe ajo maksimale parashihet deri në 20 apo 21 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)