Këta janë katër të arrestuarit në aksionin e sotëm në Kaçanik

  • A.P /
  • 25 April 2025 - 10:00
Këta janë katër të arrestuarit në aksionin e sotëm në Kaçanik

Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati janë katër të arrestuarit në operacionin e Njësisë Kundër Terrorizmit në Kaçanik mëngjesin e të premtes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç raporton Sinjali, të arrestuarit dyshohen për tri vepra penale: vrasje e rëndë në bashkëkryerje, pjesëmarrje në grupe terroriste dhe rekrutim për qëllime terroriste.

Aksioni është urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u vra të martën e 1 prillit në Kaçanik.


(Kosova Sot Online)