Meta: Kjo qeverisje e urren veriun dhe ka braktisur zhvillimin e tij

  • A.P /
  • 26 April 2025 - 15:50
Meta: Kjo qeverisje e urren veriun dhe ka braktisur zhvillimin e tij

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetin social Facebook, ka ndarë një mesazh politik, duke rikujtuar kontributin e tij në ndërtimin e superstradës Lezhë–Shkodër gjatë kohës që ishte Kryeministër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Meta e cilëson këtë vepër si një nga arritjet më të rëndësishme infrastrukturore, të realizuar tërësisht me fondet e buxhetit të shtetit dhe si simbol të shpresës për Veriun e vendit.

Ai akuzon qeverinë aktuale për neglizhencë dhe përçmim ndaj kësaj zone, duke e konsideruar periudhën e 12 viteve të fundit si një kohë të humbur për zhvillimin e saj.

Meta premton rikthimin e investimeve dhe një të ardhme madhështore për Veriun pas zgjedhjeve të 11 majit, duke i bërë thirrje qytetarëve të mbështesin Koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Postimi:

“Sa herë që udhëtoj drejt Shkodrës, ndihem vërtet krenar, që megjithëse në kohë të vështira si Kryeministër, realizova superstradën Lezhë-Shkodër.

Vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore e realizuar tërësisht me buxhetin e shtetit.

Për Veriun e vendit, jo vetëm po ndërtohej një rrugë e re, por gjithashtu po lindte një shpresë e re. Shqipëria do të lidhej shumë më mirë me Europën dhe turizmi do të merrte një dimension të ri. Dukeshin sfida të pamundura, por ato u bënë realitet dhe provuan se me vizion, përgjegjshmëri të lartë dhe me atdhetarizëm, çdo gjë mund të realizohet.

Mjerisht, këto 12 vjet janë një kohë e humbur dhe shumë shanse të humbura për shkak të një qeverisje që e urren Veriun e vendit.

Pas fitores së 11 Majit, Veriu do të bëhet Madhështor dhe eksperienca, vendosmëria e patriotizmi yne tashmë i provuar, do ta bëjë realitet këtë.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”


(Kosova Sot Online)