
Policia jep detaje për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK’së

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se në ora 10:00 kanë pranuar informacione për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK’së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo tha se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.
(Kosova Sot Online)