Pamje të veturës që i shpërtheu sot drejtorit të QKUK’së

  • A.P /
  • 30 April 2025 - 11:21
Pamje të veturës që i shpërtheu sot drejtorit të QKUK’së

ShSKUK njoftoi se sot në parkingun e administratës së QKUK’së është dëmtuar vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, që ka qenë e parkuar aty, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se dëmtimi ka ndodhur në rrethana të panjohura në kohën kur po bëheshin përgatitjet për të filluar mbledhja e bordit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se në ora 10:00 kanë pranuar informacione për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK’së.

Ajo tha se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)