Vjosa Osmani për vizitë zyrtare në Malajzi

  • A.P /
  • 30 April 2025 - 11:27
Vjosa Osmani për vizitë zyrtare në Malajzi

Ministria e Punëve të Jashtme e Malajzisë ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare atje, nga data 1 maj deri me 4.  Kjo është vizita e parë e Osmanit në Malajzi që kur ka marrë detyrën si presidente, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka njoftuar MPJ e Malajzisë, Osmani do të pritet zyrtarisht në kryeqytetin Putrajaya, dhe më pas do të takohet me kryeministrin Dato’Serbi Anwar Ibrahim.

Diskutimet do të koncentrohen në rritjen e shkëmbimeve bilaterale, si në tregti, investime, edukim dhe lidhjet mes njerëzve.

MPJ e Malajzisë rikujton se e kanë njohur Kosovën më 30 tetor 2008 dhe kanë qenë një ndër vendet e para të Azisë që kanë njohur pavarësinë.

(Kosova Sot Online)