
Anton Quni nuk merr pjesë në seancë
Deputeti i LDK-së, Anton Quni nuk është në sallën e Kuvendit, ku pas pak minutash pritet të votohet për zgjedhjen e presindetit të ri të Kosovës.
Raportohet se Quni kishte presion të madh që të marrë pjesë në seancë, por që duket se përfundimisht nuk do të jetë pjesë e saj.
Pos Qunit në seancë nga LDK nuk janë edhe: Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Shpetim Bulliqi dhe Hatim Baxhaku. Ndërkaq, nga PDK në seancë nuk është Shaip Muja dhe deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi.
(Kosova Sot)