Hedh fëmijën e posalindur nga ura në lum
Ndaj S. B. nga Rozhaja e Malit të Zi është ngritur padi penale nën dyshimin se ka vrarë fëmijën e saj pas lindjes.
Gjatë ekzaminimit, mjekët zbuluan se gruaja kishte lindur së fundmi dhe kur u pyet se ku ndodhej fëmija, ajo tha se bebja i kishte lindur e vdekur dhe se menjëherë e kishte mbështjellur me një batanije dhe më pas e ka hedhur nga ura në lumin Ibarçan.
Menjëherë mjekët e kanë raportuar incidentin në polici, të cilët edhe kanë nisur një hetim për rastin.