‘Bebja e bërllokut’ takohet me njeriun që e shpëtoi

  • 05 May 2016 - 20:13
‘Bebja e bërllokut’ takohet me njeriun që e shpëtoi

Morgan Hill: Ai ma dha shansin për të jetuar.

Si e sapolindur, në tetor të vitit 1995, Morgan Hill kishte dalë në faqet e para të gazetave, pasi që ishte braktisur nga e ëma në një karrocë mbeturinash në Hofman Estates, Illinoi. Tani 20 vjeçe, e kërkoi dhe e gjeti njeriun, i cili e kishte shpëtuar, duke e nxjerrë nga karroca e mbeturinave, raporton Gazeta Kosova Sot


Një femër e re, e cila kur kishte lindur ishte hedhur në mbeturina, ka përjetuar një ritakim emocionues me "engjëllin e saj shpëtues", me njeriun i cili e kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt. Si e sapolindur, në tetor të vitit 1995, Morgan Hill kishte dalë në faqet e para të gazetave, pasi që ishte braktisur nga e ëma në një karrocë mbeturinash në Hofman Estates, Illinoi. Kaluan dy dekada dhe vajza, tani 20 vjeçe, e kërkoi dhe e gjeti njeriun i cili e kishte shpëtuar, duke e nxjerrë nga karroca e mbeturinave. Punëtori i ndërtimtarisë, Gerald Rocky Hyatt, ishte duke hedhur ngarkesën e fundit të mbeturinave, kur kishte dëgjuar një zë bebeje. "Ai më tha mua se isha një vajzë tepër e dashur" Kur kishte shikuar brenda karrocës së mbeturinave, ai kishte parë një qese të bardhë kuzhine, e cila ishte lidhur. Në të diçka lëvizte.

Pasi që e hapi qesen, ai pa beben, të cilën menjëherë e dërgoi në spitalin më të afërt. Më pas, vogëlushja u adoptua nga një familje e dashur, ku edhe u rrit. Hill thotë se gjithmonë e kishte ditur se ishte e adoptuar. Por, ajo i mësoi rrethanat e plota të lindjes së saj jo të zakonshme vetëm disa vite më parë. Që nga ajo kohë, ajo me të gjitha fuqitë është përpjekur që ta gjente "engjëllin e saj të rojës", i cili e shpëtoi dhe ia ofroi shansin për të jetuar. "Më dolën lotët dhe gjëja e parë që thashë, ishte 'faleminderit'", thotë Hill. "Ai më tha mua se isha një vajzë tepër e dashur". E ëma adoptuese e vajzës, Sandi Hill, ende i ruan fotot e gjetjes së vajzës në mbeturina dhe ajo i është falënderuese Hyatt-it që ia ofroi mundësinë që ta kishte vajzën të cilën gjithmonë e kishte dashur. Hyatt ia dhuroi Hillit një fotografi kur ajo ishte bebe "Hyatt thotë se Zoti na ka bashkuar të gjithë neve, ku edhe ka të drejtë", thotë ajo.

  Hyatt ia dhuroi Hillit një fotografi kur ajo ishte bebe, e ai e mbante në duar, pasi që e kishte dërguar në spital. Aty shihet edhe një shpërblim (karficë për meshkuj) të cilin ai e kishte marrë për këtë gjest, 20 vjet më parë. Hill thotë se këtë karficë e bartë çdo ditë, prej se ia ka dhuruar shpëtuesi i saj. Ajo thotë se kurrë nuk mund ta falënderojë sa duhet shpëtimtarin e saj, për atë që kishte bërë për të. 'Ai ma ofroi shansin për të jetuar. Meqë, po të mos më gjente, nuk do të isha këtu duke iu ndihmuar të tjerëve, për t'iu treguar nënave të reja se ka edhe metoda të tjera të përkujdesjes për fëmijët e tyre të sapolindur. Ato nuk kanë nevojë t'i hedhin bebet e tyre në mbeturina".

(Kosova Sot)