Çfarë i duhet një peme për t’u rritur?

Bimët, ashtu si dhe njeriu, kanë nevojë për ujë. Uji është i domosdoshëm jo vetëm për mbirjen e farave, por edhe për vetë jetën e bimës. Uji thithet nga toka përmes rrënjëve dhe ngjitet deri në gjethe. Pa ujë bima vyshket dhe thahet. Dheu ku rritet bima përmban ujë dhe kripëra minerale që janë të tretura në të. Këto lëndë janë të nevojshme për rritjen dhe jetën e bimës.
Bimët kanë nevojë gjithashtu për ajër të pastër. Ajri i ndotur është i dëmshëm për jetën e bimës. Bima përmes gjetheve thith një gaz që quhet dyoksid karboni. Bimët gjithashtu kanë nevojë për dritën e diellit. Pa dritë bimët zverdhen, dobësohen dhe vdesin.
Drita kapet nga klorofili i gjetheve. Përgatitja e lëndës ushqimore shfrytëzon ujin që vjen nga rrënja, dyoksidin e karbonit që thithet 43 nga gjethja dhe energjinë e diellit. Ky proces quhet fotosintezë. Bimët janë të vetmet qenie të gjalla që e përgatisin vetë ushqimin e tyre. Kafshët dhe njeriu e marrin ushqimin të gatshëm nga bimët.
Bima e përgatit ushqimin përmes procesit të fotosintezës që zhvillohet në gjethe. Disa bimë i mbajmë në mjedis me dritë, ndërsa disa të tjera në mjedis të errët.
(Kosova Sot)