Kush është njeriu i parë që ka shkelur në hënë?

  • 14 September 2016 - 11:06
Kush është njeriu i parë që ka shkelur në hënë?

Si komandant i “Apollo 11”, Armstrong ishte njeriu i parë në historinë e njerëzimit që hodhi hapa në një trup qiellor jashtë planetit tonë. Ai shkeli në Hënë në datën 20 korrik 1969, ndjekur nga austronauti Edwin “Buzz” Aldrin, në një shëtitje që zgjati për tre orë. 

Gjatë misionit historik, ndërsa komunikoi realizimin me sukses të misionit, Armstrong shqiptoi frazën legjendare, “ky është një hap i vogël për mua, por një hap gjigant për njerëzimin”. 

Deri më sot, asnjë planet apo trup tjetër qiellor nuk është mbërritur nga njeriu.

(Kosova Sot)