Enigmë: Sa është ora?

  • 26 December 2016 - 17:01
Enigmë: Sa është ora?

Ora vonon 10 minuta në çdo orë. Ora tregon orën 5 dhe saktësisht në mesnatë është kurdisur në kohën e saktë. Para tetë orësh është ndalur.

Sa është ora tash?

E gjeni? Nëse jo, zgjidhjen e keni më poshtë.

Zgjidhja:

Meqë ora vonon 10 minuta, për çdo orë reale kohe e cila ka kaluar ora do të tregojë vetëm 50 minuta. Ora tregon orën 05:00, kështu që e dimë se kanë kaluar 300 minuta. Meqë një orë e vërtetë është në fakt 50 minuta (300 : 50 = 6). Kështu ora ka ndaluar në 06:00. Ora ka ndaluar para 8 orësh, që do të thotë se tash ora duhet të jetë 14:00.

(Kosova Sot)