Sigurisht nuk e keni ditur
Zogu më i shpejtë është skifteri shtegtues. Ai mund të fluturojë në shpejtësinë nga 270 deri në 350 km/h.
Kontinenti më i nxehtë në tokë është Afrika, ku temperatura më e lartë e regjistruar është 58 grade celsius.
Antarktiku është kontinenti më i ftohtë në tokë, ku është regjistruar temperatura -53 gradë celsius.
Vendi më i nxehtë në tokë është në Dallol, Etiopi, ku temperatura e një dite tipike, e matur nën hije, është 34 gradë celsius.
Balena e kaltër është kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë (mund të arrijë deri në 30 metra gjatësi dhe të peshojë deri në 150 tonë).
Lemza që ka zgjatur më së shumti është 69 vjet.
Bebja më e madhe e lindur deri më tani ka peshuar 6.9 kg.
Akulli që mbulon 98% të Antarktikut përmban 90% të ujit të pijshëm të botës.
Shkencëtarët besojnë që shira me diamante ndodhin në Neptun dhe Uran. Zemra e këtyre planetëve mund të jetë e përbërë nga shtresa të diamanteve të trasha me qindra kilometra.
(Kosova Sot)