Cila është origjina e bredhit të festave të fundvitit?

  • 11 December 2018 - 10:14
Cila është origjina e bredhit të festave të fundvitit?

Ekziston një teori që pretendon që bredhi i parë i festave të fundvitit ka pasur origjinë gjermane dhe datonte nga goja e Shën Boniface, misionari anglez që kishte shkuar në Gjermani në shekullin e tetë. Legjenda thotë që ai e kishte gjetur një grup "paganësh", të cilët po përgatiteshin për ta sakrifikuar një djalosh të ri në afërsi të një lisi të dushkut në Gjermani. Ai e kishte prerë lisin me një të goditur të vetme të shpatës dhe e kishte ndalur sakrificën. Në vend të lisit kishte mbirë menjëherë një bredh, për të cilin ai u kishte thënë paganëve që ky ishte "lisi i jetës" dhe ishte shenjë prej Krishtit,raporton Gazeta Kosova Sot

MESJETA Në fillim të mesjetës kishte filluar të qarkullonte legjenda që thoshte se në kohën kur ishte lindur Krishti, në pikë të dimrit, të gjithë listat e pemët nëpër botë e kishin shkundur akullin dhe borën dhe kishin filluar të shpërfaqnin bukurinë e tyre të gjelbër. Kisha e mesjetës dekoronte bredhat e jashtëm, të cilët ishin bërë të njohur si "pemët e parajsës" me mollë në Natën e Krishtlindjeve, të cilën e quanin "Dita e Adamit dhe Evës".

RENESANCA Gjatë kohës së Renesancës, bredhi, si simbol i krishterimit, për herë të parë ishte përdorur në kryeqytetin e Letonisë, Riga, në vitin 1510. Thuhet që një grup burrash me kapela të zeza ishin grumbulluar rreth një bredhi, të cilit më pastaj ia kishin vënë flakën, megjithatë nuk është e sigurt nëse ka qenë kohë Krishtlindjesh. Ka të dhëna që tregojnë që ka qenë Martin Luther-i e kishte prezantuar bredhin e parë të dekoruar me drita dhe me qirinj në mes të shekullit të gjashtëmbëdhjetë në Gjermani. Thuhet që Luther e kishte pasur të pamundur t'ia përshkruante familjes së tij bukurinë e natës me yje, që shkëlqenin nëpër "kokat e pemëve", andaj edhe kishte prerë një bredh, të cilin e kishte dekoruar dhe ia kishte dërguar familjarëve të tij.

ANGLIA Momenti i parë i përdorimit të Bredhit të Krishtlindjeve në Angli besohet të ketë qenë në vitin 1800, kur ai është përdorur nga Mbretëresha Charlotte, bashkëshortja e George-t të Tretë, që ishte lindur në Gjermani. Ajo e kishte përdorur bredhin për njërin nga ahengjet e saj. Autorët, të cilët e kanë shkruar biografinë e familjes mbretërore, e kanë përshkruar bredhin si të vendosur në qendër të dhomës, të dekoruar me pemë, ëmbëlsira dhe qirinj, përreth të cilit të lumtur sorollateshin të gjithë të ftuarit

GJERMANIA Pasi që bredhi i Krishtlindjeve ishte bërë i popullarizuar në Angli, në Gjermani fama e tij ishte ngritur nga Princi Albert, që ishte martuar me Mbretëreshën Victoria. Ai për herë të parë e kishte dekoruar bredhin në shtëpinë e vet në vitin 1841, ndërsa, shtatë vjet më vonë ishte publikuar një fotografi, në të cilën ai shihej bashkë me familjen, duke qëndruar pranë bredhit dhe prej atij momenti kishte filluar të përhapej më të madhe tradita e dekorimit të bredhit.

AMERIKA Bredhat e Krishtlindjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë të famshëm pas zbulimit të dritave elektrike. Në vitin 1895, presidenti Grover Cleveland e kishte dekoruar bredhin në Shtëpinë e Bardhë me drita elektrike. Ideja i kishte pëlqyer edhe popullit, andaj shumë shpejt ishte shndërruar në një traditë të Krishtlindjeve, që tani është e ngulitur thellë në kulturën amerikane. 

 

(Kosova Sot)