Fakte për kafen

  • 17 December 2018 - 09:14
Fakte për kafen

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokërrave të thara (pjekura) të kafesë, po ashtu është quajtur groshë kafeje, që rrjedhin nga druri i kafesë. Kafeja fillimisht është konsumuar në shekullin e IX , e cila ishte e zbuluar në krahinën Kaffa, nga edhe e ka marrë emrin, nga malsorët e Etiopisë.

Ekziston legjenda për bariun Kaldi i cili në një moment ka vërejtur se dhitë e tij kanë qenë më të "gjalla" se zakonisht. Nga aty është shpërndarë, në Egjipt dhe Jemen, deri ne shekullin e 15 arriti në Iran(Persi), Turqi, dhe Amerikën Veriore. Prej botës Islame, kafeja u shpërnda në Itali, pastaj në të gjithë Evropën dhe Amerikën. Tani kafeja është pija më e përhapur në të gjithë botën.

Kokrrat e kafesë janë të kultivuara më së shumti në Amerikën latine, në Azinë jugperëndimore dhe në Afrikë. Pasi janë të pjekura mjaft, i mbledhin, përpunojnë dhe i thajnë. Pastaj i pjekin në shkallë të ndryshme, e gjithë ndikon nga shija e kafesë që dëshiron. Mandej kokërrat e kafesë i bluajnë, poashtu në shkallë të ndryshme për express, cappucion, latte etj., më trashë, ndërsa për kafe turke siç është e njohur në Evropën Juglindore, shumë imët. Nga kokërrat e blura, e të ziera,fiton lëngun e kafesë të cilin e pimë, dhe i cili përgatitet në metoda të ndryshme e cila varet nga pjesa e botës në të cilën jeton.

 

(Kosova Sot)