Peshku më i rrallë në botë
![Peshku më i rrallë në botë](/uploads/images/2018/December/31/auto_auto_peshku14743633171546246769.jpg)
"Devils Hole Pupfish" është peshku më i rrallë në botë. Vetëm 131 peshq të tillë në total janë gjetur gjatë një kërkimi të kohëve të fundit.
Peshku jeton në një pishine gjeotermale brenda një pishine me gurë gëlqeror e quajtur "Devils Hole" ose "Vrima e Djallit".
Shpella është rreth 150 metra e thellë, dhe mbetet mister sesa e thellë mund të jetë pishina natyrale.
Peshku më së shumti qëndron në një raft të cekët gëlqeror me përmasa 2x4 metra.
Ata ushqehen me alga të cilat formohen në sipërfaqen e ujit.
Shkencëtarët kanë vleresuar se këta peshq kanë qenë të izoluar në atë shpellë për të paktën 60 000 vjet.
Peshku ka qenë në listën e specieve të rralla që nga viti 1967.
Për arsye të panjohura popullimi i peshkut Pupfish filloi të ulet në vitet 1990.
Gjithashtu provat për ta rritur këtë peshk në zona të tjera kanë dështuar.
Për sigurinë e peshkut dhe për shkak se nuk dihet sa e thellë mund të jetë pishina natyrale, zona "Devil Hole" është e mbyllur për vizitorët.
(Kosova Sot)