
Takimi i 2 shtatorit i delegacionit Kosovar dhe atij serb në Vashington, pa entuziazmin e marrëveshjes finale

Riza Smaka
Shkruan: Dr.Riza Smaka
“Duke u nisur nga realiteti ekzistues i animoziteteve, sindromave, resentimenteve dhe opinioneve politike divergjente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin e konvokuar në Vashington në datën 2 shtator 2020, nuk mund të pritet një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse finale”.
Në datën 2 shtator të po këtij viti, në Vashington, pritet të takohet Delegacioni i Republikës së Kosovës me Delegacionin e Sërbisë me objektivin për arritjen e marrëveshjes politike për relacionet e ndërsjella të këtyre dy shteteve. Sikundër qe dihet, shteti sërb, mbi një shekull , në politika të jashtme dhe të brëndshme,ka investuar dhe vijon të investojë indoktrinime hegjemoniste antishqiptare ,veçanërisht ,me pretendime megalomane për Kosovën! Në epokat historike kritike pas luftërave ballkanike dhe atyre botërore, kryesisht ,nga shkaku i postulatave gjeopolitike e gjeostrategjike të rrethanave të krijuara, nga fuqitë e mëdha të kohës , shteti sërb kishte mbështetje të fuqishme ,në një anë dhe, për aq të pa drejtë, në anën tjetër. Në vitin 1912, fuqitë e mëdha të kohës,në kundershtim me parimin etno- historik, demografik, gjeografik, socio- ekonomik por për hir të kalkulimeve gjeopolitike e gjeostrategjike, shteti sërb e kanë pasë shpërblyer me Kosovën e gjashtë vite më pas edhe me Vojvodinën! Edhe aktualisht ,shteti serb, nëpërmjet institucioneve shkencore, kulturore , politike e religjioze, Kosovën e pretendon për pjesë të territotit të vet dhe, si pjesë integrale territoriale të vet e prezanton në diskurset politike , në Kushtetutën e vetë, në hartat shkollore dhe shkencore, në medie si dhe në tekstet shkencore e shkollore! Rrjedhimisht , dialogimet politike kosovare – serbe, pa ndërmjetësues influent , serioz dhe dominant në relacionet ndërkombëtare, çfarë, për fatin tonë , janë SHBA-të, nuk do të mund , jo të përparonin por as të mbaheshin. Konkretisht , nga lidershipi politik i SHBA-ve , në Vashington, në datën 2 shhtator 2020 , janë ftuar delegacionet politike të Kosovës dhe të Sërbisë për të dialoguar për arritjen e marrëveshjes finale politike dhe normalizimin e marrëdhënieve ekonomike e politike të tyre. Duke u nisur nga realiteti egzistues i animoziteteve, sindromave, resentmenteve dhe opinioneve politike divergjente ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë, në takimin e konvokuar në Vashington në datën 2 shtator 2020, nuk mund të pritet një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse finale . Ndërkaq , në saje të autoritetit predominant të SHBA-ve dhe të përkushtimit të sinçertë të tyre për zgjidhjen e “Nyjes së Gordit” kosovar – sërbian, mund të pritet që ,në takimin e 2 shtatorit 2020 në Vashington , do mund të përcaktoheshin parimet themelore me kornizat e përgjithshme të marrëveshjes politike duke i elaboruar dhe miratuar paraprakisht relacionet socio – ekonomike si parakusht dhe lehtësuese të marrëveshjes politike finale ndërmjet këtyre dy shteteve! Megjithatë , delagacioni serbian , mund të pritet qe do të tregohej rigjid përkitazi me “mbrojtjen e integritetit territorial të shtetit serb” .Pos kundër argumenteve socio- ekonomike, etno- historike, gjeografike, politike ,me të cilat , logjikisht përgënjështrohen të gjitha pretendimet territoriale sërbe për Kosovën, mund të pritet qe përfaqësuesi i autorizuar i SHBA-ve në atë takim do të aplikonte edhe metodën e teknikën “ Take It Or leave It” përkatësisht prezantimin e projektit të marrëveshjes politike kosovare – serbe të vetmen alternativë , për të pranuar eventualisht për ta refuzuar. Sikundër dihet ,refuzimi i projektit në fjalë, pos qe do të ishte tejet problematik ,në një anë , por, pashmangshëm, do të ishte i ngarkuar me probleme serioze për palën jokomunikative, jokooperative e rigjide çfarë mund të ishte pala serbe!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".