Lexoni edhe:
Komandantët që i falën toka edhe kishës serbë, Manastirit të Deqanit me ligjet e Millosheviqit
Shkruan: Riza Smaka
“Për dështime skandaloze në mbrojtjen elementare shëndetësore, që aktualisht ju ndodhin qytetarëve të vendit tonë, sikundër të shfaqeshin në cilin do shtet të demokracive parlamentare në të cilat sundon ligji dhe shteti i së drejtës, jo ndonjë ministër i resorit dështak, por, pa evitueshëm dhe pa hezitime, ekzekutivi do të dorëhiqej, përkatësisht, do të shkarkohej si i deklasuar, i dështuar, jo efikas , dhe jo meritor për të qeverisur vendin!”.
Aktualisht , Qeveria e Republikës së Kosovës nga një koalicion problematik, e formuar edhe në saje të dy votave të kontestuara, administrohet nga përfaqësues të LDK-së. Koalicioni qeveritar për t’i “kënaqur apetitet pushtetare megalomane “të jo pak partizanëve partiakë” përkatësisht të shefave të subjekteve politike parlamentare, konsiston në një numër sasior të madh por në disfavorin e cilësisë, efikasitetit dhe të efiiciencës funksionale. Gjatë formimit të ekzekutivit aktual dot nuk ka qenë përfillur parimi i meritokratisë, ashtu që, në jo pak poste qeveritare janë caktuar persona jo kompetentë! Së andejmi edhe pasojat e dëmshme, nder të tjera, në numrin enorm të të infektuarve dhe të të vdekurve nga Covid 19. Ndryshe vendi ynë , për të keq, zënë vende të para, tani në dështimet qeveritare për mbrojtjen shëndetësore e më parë në vlerësimet minimale në rezultatet më të ulëta në arsim e gjithandej. Për të qenë e keqja edhe më e madhe, për dështimet serioze në sferat shoqërore të caktuara, nuk aplikohet përgjegjësia morale, objektive, politike madje as juridike. Në vendin tonë ,pothuaj se ,nuk njihet e për aq nuk aplikohet instituti i përgjegjësisë morale, objektive, politike madje as juridike! Për dështime skandaloze në mbrojtjen elementare shëndetësore, që aktualisht ju ndodhin qytetarëve të vendit tonë, sikundër të shfaqeshin në cilin do shtet të demokracive parlamentare në të cilat sundon ligji dhe shteti i së drejtës, jo ndonjë ministër i resorit dështak, por, pa evitueshëm dhe pa hezitime, ekzekutivi do të dorëhiqej, përkatësisht, do të shkarkohej si i deklasuar, i dështuar, jo efikas , dhe jo meritor për të qeverisur vendin!”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".