Lexoni edhe:
Arroganca e politikanëve të Kosovës po i kushton shtetit
Shkruan: Reshat Badallaj
“Përse ky soj hajnash, idiotësh nuk marrin si yrnek shtetet e zhvilluara dhe nuk ikin në pushim, deri sa të zgjidhet gjendja, të paktën të zbutet dhe ky grup rrugaçësh që na qiten hije të zezë në botën e qytetëruar, me kulturë mesjetare, fjalor rrugaçësh e banal dhe lloj-lloj marrëzish, tani ikin në pushime pa bërë asgjë. Këta banditë nuk i meritojnë këto pushime, i kanë haram, prandaj ne po pyesim se çka bënë kjo bandë e mezlishtit për pandeminë, por të mos flasim për ekonomin që është ndër shtyllat shtetërore dhe kombëtare? Asgjë, përpos lehjeve të tyre, ose a e dinë dikush të thotë se kanë bërë kjo kope rrugaçësh”.
Arroganca e politikanëve të Kosovës po i kushton shtetitLexoni edhe:
-Kjo kope banditësh, që i thonë vetes deputet të popullit, të ulur në fotelet e këtij mezlishti pa meritueshëm dhe që ushqehen me parat e taksapaguesve treguan para popullit pafytyrësinë e tyre, idiotizmin dhe paaftësitë e tyre që tregojnë se nuk kanë kurrfarë interesimi për këtë vend. Kjo bandë e këtyre dilinxhive, po ashtu, tregon se në kohën kur Kosovën e ka kapluar kjo murtaje e zezë, që po i thuhet Corona virus, pastaj papunësia ka mbërri majën, si i thonë fjalës vendi është paralizuar dhe shih për këtë kjo kastë banditësh e këtij mezlishti-Kuvendi, marrin guximin dhe ikin nëpër pushime. Pra, kjo është për t´ia vënë gishtin kokës popullata, fjalën e kam te votuesit, që i bie të marrin mësim dhe kurrë të mos votohet kjo kope kafshësh, sepse populli ja dha votën, në fakt ka shumë sosh se kjo kope hajnash dhe matrapazësh edhe e kanë blerë votën dhe tregojnë dhe shihet ashiqare se çfarë aftësia, kulturë kanë. Merren me probleme partiake, kris dajaku, ofendojnë gratë një grup rrugaçësh e vagabondësh, pazarexhi qylanësh dhe po këta vjelin djersën tonë. Pra, këto ndryshime askush nuk mundë t´i bëjë përpos popullit ,pra votuesit që të mos bien pre e këtyre mashtrime të këtyre matrapazëve, përndryshe nuk ndryshon sjellja dhe kultura e tyre, sepse aty ulën me dallavere duke blerë votën me 50 euro dhe faji më i madh bie të kryebanditët e bandave politike, sepse këta matrapaz me besoni i´a trashin xhepin pikërisht këtyre kryebanditëve të bandave politike dhe ata i fusin në majën e listave për ti ulur deri aty. Tani, më jeni mësuar me mua se kur them fjalën kryebanditët e bandave politike e kam fjalën në atë që ju akoma pa turp i quani kryetar partie. Pra, në qoftë se, vazhdojmë kështu ka për të hedhur e njëjta valle dhe jo vetëm që nuk do të kemi ndryshime përpos hajnisë dhe shkatërrimit të shtetit deri në themel. Në qoftë se; i kthemi dhe vështrojmë planin e punës të kësaj kopeje kafshës, ne po pyesim dhe ata të përgjigjen: a kaluan 8 muaj dhe sa u përmbush plani? A e dini se as 5% dhe ikin në pushime sepse sipas kësaj kopeje kafshësh Kosova i paska punët më së miri dhe në terezi!!! Pra, edhe kjo ndodhi në Kosovë që nuk do të duhej të ndodhtë. Dorën në zemër mua personalisht nuk me ka habitur fare! Se vërtetë është kështu lexoni shkrimet e mia për këtë marifet dhe binduni dhe se doli ashtu si kam thënë se nuk pritej asgjë nga këta dilinxhi, matrapaz dhe grup vagabondësh që nuk merren me interesat shtetërore dhe të qytetarëve, por sipas urdhrave të kryebanditëve të bandave politike merren vetëm për interesa elektorale se si të fitojnë me mashtrime për të kapur pushtetin. Mos lejoni kurrë që kjo bandë banditësh të zhvilloj aktivitetin e tyre banditesk kundër vendit dhe popullatës”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".