Ata që i kanë duart e pastra le të shkojnë krenar para Gjykatës Speciale për ta dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së
Hajrullah Tërnava
Shkruan: Hajrullah Tërnava
“Populli është kureshtar për ta ditur të vërtetën por edhe është i interesuar për ta parë duke u spastrua të gjitha ato thashethemet që kanë qarkulluar dhe vazhdojnë të qarkullojnë, sidomos për të vrarët shqiptar të pasluftës, që ky gjyq duhet ti spastroj këto thashetheme. E tëra çfarë do të ndodhë në këtë vjeshtë mbasi të ftohen në këtë gjykatë të gjithë të dyshuarit, do të jetë pritja që skena politike të pastrohet dhe në të ardhmen të kemi në parlament vetëm përfaqësues të verifikuar dhe të pastruar nga hipotekat e së kaluarës. Së paku në Parlamentin e Kosovës nuk duhet të kemi më njerëz të “zgjedhur” të popullit që qytetari ia ka dhënë votën për ta përfaqësuar këtë popull, e nga ana tjetër të na del se ai na paska qenë i dyshuar po vrasës i vërtetë i shqiptarëve kur po shihet e po dihet se disa nga ata janë të ftuar si të dyshimtë në atë gjykatë për shumë vrasje edhe të karakterit politik”.
-Me vetë faktin që aktakuzat janë ngritur- publikuar, për disa nga të dyshuarit dhe të akuzuarit potencial të Gjykatës Speciale në Hagë, është e pritshme që Kosova do të futet në një vjeshtë të nxehtë me riaktivizimin e aktakuzave ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve, si dhe vazhdimit të dërgimit të ftesave të reja për figurat kyçe të zinxhirit komandues dhe të shërbimit të intelegjencës ushtarake gjatë luftës dhe pasluftës, ish SHIK-ut. Është për tu habitur me këtë situatë të tanishme për këtë Gjykatë Speciale, e që është krijua nga deputetët tonë, dhe që është krijua situatë trishtuese, ndërkohë që në mesin e atyre që e miratuan këtë gjykatë po del të ketë edhe të dyshuar por edhe të akuzuar. Tash, kur dihen këto fakte, se vetë deputetët e legjislaturës së para 5 viteve e votuan këtë Gjykatë ndërkombëtare në emër të Kosovës, me vetë faktin e ngritjes së aktakuzave, opinioni po habitet me të akuzuarit për frikën që ata i ka i ka kapluar!, pasi që fare lehtë ishin pajtuar ata kur qe iniciuar krijimi i këtij gjyqi, për faktin se ata rregullisht janë deklaruar dhe deklarohen se janë të pa fajshëm. Prandaj me të drejtë tani po shtrohet pyetja edhe nga populli: pse gjithë kjo frike nga ta. E në të kundërtën populli nuk do tua jepte votat për ti përfaqësuar në institucionin më legjitim, sikur që është Kuvendi i Kosovës. Pas intervistimit të Thaçit katër ditë rresht, Specialja e ka ftuar edhe Latif Gashin, duke i caktuar intervistim për datën 27 gusht në Hagë. Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Llapit, Latif Gashi e ka bërë publik njoftimin e ftesës duke deklaruar se do ti përgjigjet pozitivisht, për ta mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së, sikur që ka vepruar edhe ndaj Gjykatës së UNMIK-ut dhe të EULEX-it. Ai që e ndien veten i pastër me këto aktakuza, duhet ta pret me gëzim atë ditë ku do të intervistohet, dhe me këtë ta dëshmon pastërtinë e tij dhe të UÇK-së, sepse koha është të spastrohen gjërat, se e thëna popullore: edhe i njomi digjet ngatë të thatit, duhet të merr fund kjo e thënë. Gjithkush duhet të përgjigjet vetëm për veprat e tija, dhe nëse dikush ka vra për qëllime tjera që s’kanë lidhje me luftën, dhe jashtë frontit të luftës, duhet të përgjigjet për ato vepra që i ka kryer, sepse familjaret e atyre të vrarëve me ankth e presin zbardhjen e këtyre vrasjeve që nga viti 1998 e deri më tani në vitin 2020. Kjo përvojë në të ardhmen duhet të jetë shembull që nëse Kosova do të ballafaqohet prapë me ndonjë luftë me armiqtë tanë, luftëtarët shqiptar duhet të jenë kompakt mes veti dhe ta luftojnë armikun, e jo ta shfrytëzojnë rastin për qërim hesapesh të tyre personale, mes veti, sikur që ka dyshime të tilla për luftën e fundit, e që si shkak i këtyre dyshimeve u formua edhe Gjykata Speciale”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".