Koka e mafio politikës së krimit jeton në pasuri përrallore të plaçkitur nga populli, shteti nuk e heton prejardhjen

Koka e mafio politikës së krimit jeton në pasuri përrallore të plaçkitur nga populli, shteti nuk e heton prejardhjen
Koka e mafio politikës së krimit jeton në pasuri përrallore të plaçkitur nga populli, shteti nuk e heton prejardhjen

Muhamet Kelmendi

  • 23 August 2020 - 08:07

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Vetëm makinat e krerëve të shtetit kanë vlerë sa tëra ndonjë banesë a shtëpi dhe pushteti heshtë. Prokuroria i ka kaluar tëra kompetencat e veta ligjore. Nuk ka si me qenë ndryshe kur nga kryeprokurori e deri në nivelin më të ultë kanë krijuar pasuri që nuk munden kurrë ta mbulojnë. E vetmja shpresë e tyre mbetet ndihma e mikut, gjyshit, baballarëve e ku dihet. Tamam sikurse këta njerëz me qenë milioner a në fakt kanë dalë nga lufta me duar në gjepa e që sot janë bërë milionerë. Është ligjore të hetohen të gjitha mbi 4900 zyrtarët se ku i morën mjetet për shtëpitë që i kanë vlerat mbi 500 mijë Euro e deri me miliona. Edhe këtu mjetet ua dhanë baballarët?!!! Të vlerësohet duhet çdo mjet. Nga dora në dorë, nga unaza dhe stilolapsi, rrobat...makinat që kanë, banesat dhe shtëpitë, sikundër edhe vetë pushimet që bëjnë e ushqimet që hanë”.

Në kuadër të mbrojtjes së pasurisë se krijuar në kundërshtim me ligjin është edhe mos deklarimi adekuat i pasurisë që ka në pronësi. E kjo bëhet për faktin se jo vetëm qeveritarët, ata në Kuvend, nëpër borde, në Qeveri, në Presidencë, e sidomos gjyqtarët dhe prokurorët, përkatësisht mbi 4900 veta që deklarojnë pasurinë, nuk kanë mbulesa mbi pasurinë që e kanë. Ka raste kur patundshmëri, si toka, shtëpia dhe ndonjë firmë, banesë, makine etj., deklarohet në minimum. Ajo gjendet jashtë kritereve ekonomike të çmimit në treg etj. Dhe, për çudi organet, qoftë edhe Agjencia që merret me këtë, qoftë prokuroria e gjykatat, merren me rastet nga dy a tri mijë uro, e jo ma pasurinë e krerëve të politikës në Kosovë. Të vjen për të vjell me këtë drejtësi selektive. Është marri e llojit të vetë fakti se si këta njerëz të ekonomisë, të pushtetit, të sistemit gjyqësor dhe të politikës harxhojnë mjete të mëdha. Ku i marrin? Tërë kjo duhet të ndalet. Kjo ndalet me Ligjin mbi Prejardhjen e Pasurisë, me VETTUNG si mjet e hetimit të vlerës së pasurisë që kanë, me masa shtrënguese deri me masa dënuese. Nuk ka rrugë tjetër. Jeta e kategorisë së tillë është përrallore. Ata jetojnë si në filma të Holivudit në kohën kur populli vuan shumë. Ka të tillë që as mjete për barna, për mjekim e për bukë të mjaftueshëm nuk kanë. Kjo është e rëndë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".