Haradinaj për president po mundohet kot, e ka humbur besimin ndërkombëtar dhe atë qytetar
Dardan Grapci
Shkruan: Dardan Grapci
“Ai më së pakut e meriton një pozitë të tillë sepse mos të harrojmë, Ramush Haradinaj edhe derisa ka qenë Kryeministër nuk ka bërë asgjë për qytetarët e Kosovës, vetëm sa e ka rënduar akoma më shumë situatë, madje i ka rënduar edhe raportet e mira që kremi pasur mes SHBA-së dhe BE-së, me aprovimin e taksës 100% ndaj Serbisë. Këtë ne nuk mundë ta harrojmë dhe ai e di fare mirë këtë. Prandaj është e pa kuptueshme dhe shumë absurde se si po dëshiron Ramush Haradinaj të nominohet kandidat për president kur e ka humbur fillimisht besimin e elektoratit në vitin e kaluar, por e ka humbur edhe besimin dhe mbështetjen ndërkombëtare për shkak të taksës”.
dhe kërcënimi që po i bëhet LDK-s nga ana e liderit të AAK-s Ramush Haradinaj, lirisht mundë të them që nuk do të ketë sukses, cila do marrëveshje që do të provohet të bëhet në mes të LDK-s dhe AAK-s, sepse sado që të jete serioz Ramush Haradinaj me këto kushtëzime dhe kërcënime, unë e them lirisht që tani e ka derën e hapur vetëm për tu larguar nga koalicioni qeverisës me LDK-në, sepse është e kotë kërkesa e tijë për të ja besuar mbështetjen për pozitën e presidentit. Nëse lideri i AAK-së, mendon që mundë ta fitoj presidencën me zor, atëherë e kam një mesazh për të: Ramush mos harro që ne qytetarët e Kosovës jemi ata që të kemi bërë kryeministër dhe ne kemi qenë ata që të kemi largu nga ky post, prandaj mos mendo që mundë ta fitosh mandatin për president, sepse si kryeministër ke dështuar në test, kështu që mos u mundo të hysh kandidat sepse në fund të fundit qytetarët e kanë fatin e Kosovës në dorë e jo ti apo dikush tjetër. Rezultati përfundimtar që do të kesh si subjekt politik në zgjedhjet e ardhshme mundë të jetë vetëm 5%, sa që as pragun për të hyrë në Kuvend nuk e besoj që do ta kaloni. Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale Kosovaduhet ta propozon dhe zgjedh një kandidat serioz dhe këtë nuk mundë ta bëjnë partitë e vogla politike. Këto parti madje fare nuk duhet të japin emra kandidatësh sepse mundësit janë të vogla. Në pozitën e presidentit të ardhshëm duhet të propozohet dhe zgjidhet një figurë e re akademike e përgatitur dhe jo dikush nga personat që e kanë udhëhequr shtetin deri më sot, që të fitojnë përsëri”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".