Lexoni edhe:
Pala kosovare e fuqishme me premtime të rreme para qytetarëve të vetë, e pa fuqishme për të ndikuar në dialogun Kosovë-Serbi!
Shkruan: Reshat Badallaj- Zhurjani
“Pra, kjo nuk është qeveri, kjo do të thyhet taman si xhami i një gote, në fakt as që është dashur të vij kjo bandë për të marr pushtetin sepse fundi i saj është ditur dhe të kota i kanë këto mashtrime të tyre të sojit mashtrues kur thonë se koalicioni funksionon për mrekulli dhe është i qëndrueshëm, duke menduar se populli është një grumbull thasësh me kashtë dhe nuk i shikon këto dallavere të këtyre dallaverxhive. Keni parë se sherri është për pozita dhe se cilin “turist” do e marrin për Bruksel ose në Amerikë, dhe nuk e kanë qëllimin e vetëm, atë që të zgjidhet problemi në të mirë të Kosovës, nuk e kanë këtë hall këto banda”.
-Nuk është kurrfarë Qeverie e Republikës së Kosovës, kjo. Vetëm të mendojmë se si erdhi kjo qeveri? Kjo erdhi me sherre dhe dallavere që dikush po fshihet nga prapa këtij problemi shumë serioz por që po e paguajnë qytetarët e vendit. Çdo qytetari tashmi i ka ardhur te hunda situata me të gjitha këto probleme e plane, dhe pazare të pista që po i gatuan dikush tjetër. Kryebanditët që kanë lënë namin e kurdisën këtë sherr së pari, se si ta largojnë Albin Kurtin, sepse ua futi frikën në palcë, sepse të gjithë këta banditë dhe kryebanditë që janë të strehuar nën këtë kulm të kësaj kopeje e kishin friken se do të ju zbulohen shumë gjëra të turpshme, se do të ju zbulohet hajnia, se si janë kapur të gjitha në hallkën e këtij zinxhiri të krimeve të nëntokës kriminale, besa edhe burgosjes dhe konfiskimi i pasurive haram, të vjedhur nga djersa e qytetarit. Dhe ata e dinë këtë punë shumë mirë, ndaj nuk lanë gurë e dru bashkë për të rrëzuar Albin Kurtin. E keni parë se si ky grup banditësh e vagabondësh se si ja veshën kinse është anti amerikan. Me këtë kartë lozën kjo bandë mafio-oligarkësh deri kur erdhën në pushtet, por tani po i del dardhë me bisht dhe pritni edhe pak dhe do futet në qeveri edhe ajo banda tjetër e zemunpoljes dhe do të thotë:" ja,ju pa ne nuk mund të të bëni gjë; nuk mundë të zgjidhni problemet pa ne, dhe lloj-llloj marrëzirash të tilla që tashmë u ka dal boja dhe nuk i beson askush. Pra, e shikuat se cili ishte qëllimi i këtyre bandave? Se kush do e merr bajrakun për të folur me Serbinë në Amerikë, kinse kjo bandë e dal nga bishtat e UDB-së do e zgjidhka tërë këtë problem që askush nuk ia di fundin sepse pikërisht këta banditë që thirren në institucionet e shtetit e kanë bërë përshesh këtë punë, nga paaftësia e tyre, nga papjekuria, nga mos këmbëngulja dhe të mos flasim për shumë gjëra tjera që nuk i vunë kurrfarë kushtesh Serbisë fashiste, por shkonin si turistë, dhe taksirati i parave nga djersa e taksapaguesve që i bënë rrush e kumbulla. Kur jemi këtu mu kujtua diçka që nuk doja ta shihja, kur iy bashkëpunëtori dhe krahu i djathtë i kasapit të Evropës, Slobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuqiqi e pyet këtë helaqen tone:"A flet serbisht,ose a kupton serbisht? Dhe, helaqja jonë Dulla si gjynah, dhe nuk i kthen përgjigje dhe nuk e pyet. Po, ti a flet dhe a kupton shqip? Më besoni se të gjitha këto probleme që pollën në Kosovë, nuk e kanë këtë hall, bile aspak! problemi kryesor është se këto banda nuk mund t´i ndajnë hiset dhe kush të rrah gjoks. Përse nuk bëhen bashkë për të zgjidhur të gjitha problemet së bashku në Bruksel,Amerikë, për Manastirin e Deçanit, Karaqevën,por jo, këta merren me probleme personale, se perse nuk e more këtë e atë, dhe fusin ndëskamsa dhe problemet nuk zgjidhen prandaj nga këto mosmarrëveshje dhe përçarje po përfiton Serbia fashiste. E këta akoma nuk kuptojnë, këta krye qypa dhe helaqe. Pra, këtu është qëllimi i këtyre bandave he mos qofshin ! Në krejt këtë mish mash nuk duhet harruar se strumbullari i këtij xhyveqi është harambashi Brojes dhe kopili i kopilëve të qenit plak Titos, Isa Mustafa,bile shumë shpejtë ka për tu zbardhur kjo sepse këta e kanë në gjak këtë”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".