Lexoni edhe:
Po e mashtrojnë popullin, as me këtë qeveri nuk do të arrihet liberalizimi i vizave!
Shkruan: Dardan Grapci
“Gabimin më skandaloz që e ka bërë Avdullah Hoti është se menjëherë pas kërcënimit të Vuçiqit, shkon dhe i ndërprenë punimet në këtë rrugë, në rrugën që lidhë Kosovën me Malin e Zi, Deçanin dhe Plavën. Igumeni i manastirit Sava Janjiq po mendon që Kosovarët nuk dinë asgjë, dhe ka harru që Manastiri i Deçanit është i shqiptarëve e jo i Serbëve, dhe ai nuk e ka asnjë të drejtë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, sidomos në politikë”.
Po e mashtrojnë popullin, as me këtë qeveri nuk do të arrihet liberalizimi i vizave!Lexoni edhe:
-Në qoftë se jemi shtet i pavarur ligjërisht dhe duke e respektuar Kushtetutën pse atëherë kjo Qeveri po e dëgjon Presidentin Serb, Aleksandër Vuçiq?, dhe pse po lejojnë që ende të jetë ne funksion rezoluta 1244, duke qenë akt suprem mi ligjet dhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës. Kam edhe një pyetje për Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës: a jemi me të vërtetë shtet i pavarur apo shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka qenë një mashtrim?! Unë kërkoj nga kjo Qeveri që urgjentisht ta shfuqizojnë (me mospërfillje për asnjë element që e dëmton shtetësinë e Kosovës) rezolutën 1244, dhe le ti tregojnë BE-së se Kosova tani është shtet. Prandaj Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj nuk duhet që për qejfe të Serbisë dhe me kryeministrin Hoti ti ndërpresin ato punime, por i bëjë apel që ta lejojnë kompaninë ta vazhdojnë punën e tyre dhe nëse është nevoja tu dërgohet atyre punëtoreve edhe sigurimi gjithë ditor, madje edhe 24 orë e 7 ditë në javë pa u ndërprerë fare , që të mos ndodhë ndonjë incident në mes të punëtorëve dhe manastirit. Por ajo rrugë duhet të vazhdohet, duhet të përfundohet dhe të shtrohet, të asfaltohet e sinjalizohet, pavarësisht kërkesave të Serbisë, e sidomos kërkesës së Igumenit të manastirit Janjiq i cili po pretendon që Kosova ende është Serbi. Duke mos e përfillur këtë kundërshtim të igumenit Sava Janjiq dhe të shtetit të Serbisë ne tregojmë se jemi duke funksionuar si shtet normal, se i ruajmë dhe i çmojmë vlerat kulturore e fetare të të gjitha komuniteteve, por nuk lejojmë që të tjerët ti instrumentalizojnë ato për qëllimet e tyre të mbrapshta. Ndryshe qytetarët e Deçanit por edhe të gjithë Kosovës duhet të dalin me një protestë paqësore kundër kërkesave të Manastirit si dhe të kërkohet largimi i menjëhershëm i Sava Janjiqit nga Kosova”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".