Ua them të vërtetën, ky është politikani më mashtrues që e ka Kosova

Ua them të vërtetën, ky është politikani më mashtrues që e ka Kosova
Ua them të vërtetën, ky është politikani më mashtrues që e ka Kosova

Faik Krasniqi

  • 30 August 2020 - 08:29

Shkruan: Faik Krasniqi

“Ishte vetëm një lojë e tij, sepse edhe ai ka qenë i vetëdijshëm që 8200 hektarët kishin ikur vite më parë. Mashtrues i paskrupullt. Të njëjtën gjë e bënte edhe me liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave ka ndodhur pardje. Nuk do të ketë korrigjim të kufijve, sepse ajo çështje ka mbaruar. Votimi i Demarkacionit me Malin e Zi ka qenë vetëm të legjitimohen dhe ato hektarë edhe ligjërisht t'i kalojnë Malit të Zi”.

Ramush Haradinaj është politikani më mashtrues në skenën politike të Kosovës. Hipokrizia e tij s'ka kufi. Edhe politikanët tjerë s'janë më të mirë, por hipokrizia e tij s'ka kufi. Për të ardhur në pushtet e bëri si kauze personale çështjen e Demarkacionit. Çakorri dhe Zhlebi ishin sloganet e tij të përditshme. Në versionin e mëparshëm nuk pranonte të votohej Demarkacioni. Me të drejtë. Por kur erdhi në pushtet e votoi me të njëjtin version, por mashtroi qytetarët e Kosovës se gjoja do të ketë korrigjim. Ishte vetëm një lojë e tij, sepse edhe ai ka qenë i vetëdijshëm që 8200 hektarët kishin ikur vite më parë. Mashtrues i paskrupullt. Të njëjtën gjë e bënte edhe me liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave ka ndodhur pardje. Nuk do të ketë korrigjim të kufijve, sepse ajo çështje ka mbaruar. Votimi i Demarkacionit me Malin e Zi ka qenë vetëm të legjitimohen dhe ato hektarë edhe ligjërisht t'i kalojnë Malit të Zi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".