Lexoni edhe:
Politika mafioze që ka kapur shëndetësinë po e rrezikon seriozisht shëndetin e popullit
Shkruan- Gani Qarri
“Për të vërtetuar edhe më mirë, maskaradën e turpshme të qeverisë koti dhe jo profesionalizmin total e të frikshëm të mafio oligarkëve Devolli, një personi të cilit i ishte marrë mostra më 26 dhe me datën 27 gusht 2020 kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, në laboratorin kriminal të mafio oligarkëve Devolli, që përveç mbishkrimit "Medical Laboratory Service", nuk ka të bëjë asgjë me teste dhe profesionalizëm, huqja 100% e këtij laboratori, u dëshmua vetëm një ditë më vonë, kur me 28 gusht i njëjti person bëri testin në Austri, që është ndër vendet më të suksesshme në Evropë dhe më gjerë për luftën kundër virusit korona, i cili doli negativ dhe i pa infektuar fare me Covid-19”.
vendin më të vogël ballkanik, por shtetin e çudive më të mëdha në Evropë, si Kosova ku mafio oligarku Blerim Devolli, kur është në pyetje grumbullimi i parasë në mënyrë të kundërligjshme dhe format më kriminale të plaçkitjes së qytetarëve, me fëmijë e familje, janë profesionistë të mbi diplomuar për çfarëdo lloj profesioni brenda Kosovës, këto ditë ka hapur edhe laborator të dyshimtë, por të licencuar në mënyrë shtetërore nga kryeministri Hoti dhe ministria e Zemajt, me njerëz joprofesional dhe çmime astronomike, duke keqpërdorur edhe pandeminë e korona virusit, siç po thuhet nga njohës të zhvillimeve brenda vendit, për të mbushur arkën rezervë, dedikuar mbrojtjes së Hashim Thaçit me shokë, në Gjykatën Speciale.
Madje u është hequr licenca edhe laboratorëve institucional të shtetit, për të licencuar një laboratori të tillë kriminal, i cili përveç se është skandaloz dhe krim në dëm të xhepit të qytetarëve të varfër të Kosovës,ai është tërësisht i pa sigurt dhe jo profesional, gjë që e vërteton edhe fakti se personi i testuar pozitiv një ditë më parë në laboratorin e të bijës së Blerim Devollit me kosto 200 euro, vetëm një ditë më vonë në testimin e bërë në Austri për vetëm 30-40 euro, rezultoi negativ, fakt i cili flet hapur se ky i ashtuquajture laborator është edhe korruptiv e kundërligjor, me funksionim jo profesional, e i kotë, madje puro zhvatës dhe i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve të Kosovës.
Politika mafioze që ka kapur shëndetësinë po e rrezikon seriozisht shëndetin e popullitLexoni edhe:
Për aq më tepër, pavarësisht faktit se qytetarët paguajnë shuma të mëdha parash dhe u duhet të presin edhe në radhë për t’u testuar për COVID-19 në laboratorin famoz me plot dyshime për funksionim normal si “Medical Laboratory Services”, ata në fund, jo vetëm se nuk marrin analiza të sakta, por edhe tmerrohen me teste false duke i shpallur edhe të infektuar në mënyrë mashtruese,dhe detyruar të karantinohen, apo shtrohen edhe nëpër spitale, pa asnjë arsye, gjë që është për çdo dënim.
Madje i ashtuquajturi laborator, në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, duket se përveç problemeve serioze me saktësinë e kryerjes së testit PCR për detektimin e COVID-19, ai ka edhe çmime të kripura dhe të përmasave të tilla astronomike si në asnjë vend tjetër në botë, i cili përveç se ua thanë xhepin dhe nxjerrë edhe centin e fundit, në mënyrë kriminale nga portofoli, ua shkatërron edhe jetën klientëve hallexhinj, duke i fut njerëzit me detyrim në trajtim mjekësor, pa qenë fare të sëmurë.
Për aq më tepër, pavarësisht se qytetarët japin shuma të mëdha parash për t’u testuar për COVID-19 në laboratorin e dyshimtë dhe monstruoz “Medical Laboratory Services”, ata në fund detyrohen të paguajnë 200 euro, për teste të pa sigurta që ndoshta janë edhe nga Serbia, dhe serish nuk marrin analiza të sakta, por tmerrohen me rezultate të falsifikuara në bazë të të cilave, fare pa nevojë as arsye, detyrohen të futen në karantina, apo të shtrohen edhe nëpër spitale për trajtim mjekësor, por që megjithatë askush nuk jep përgjegjësi.
Krejt këto fakte trishtuese duhet ti shërbejnë qeverisë kukull të kotit, institucioneve të korruptuara të shëndetësisë dhe atyre inekzistente ligjore të shtetit, qe urgjentisht, jo vetëm te pezullohet sa më parë licenca e kontrabanduara dhënë këtij laboratori zhvatës i cili përveç çmimeve të larta po i shpallë në mënyrë të kundërligjshme të infektuar me Covid -19 edhe qytetarët e pa infektuar, por edhe të dënohen pronarët dhe ata që licencuan këtë laborator në mënyrë kriminale, siç po thuhet, vetëm për të mbushur fondin rezervë për mbrojtjen e Hashim Thaçit me shokë, në Gjykatën Speciale”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".