Lexoni edhe:
Këshilltari Special i Trump: Kosovës e Serbisë do t’ia prezantojmë të gjitha çështjet, të shohim a duan të shkojnë tutje
Shkruan:Blerim Burjani
“Tash është me rëndësi që të këtë pajtueshmëri për një dokument teknik dhe jo shumë i ngarkuar me tema të shumta, realisht tema e njohjes së kufijve reciprok është më e rëndësishme që e konsideron edhe thelbin e problemit. Nëse Serbia pajtohet me kufijtë e Kosovës dhe Kosova me Serbin atëherë tema tjera janë të thjeshta dhe të realizueshme. Pra Serbia problemin kryesor e ka territorin dhe copëtimin, e Kosova e ka ruajtjen e territorit të plotë kushtetues. Gjasat janë për një marrëveshje Kosovë- Serbi për disa çështje me rëndësi të bashkëpunimit fillimisht të karakterit ekonomik dhe lëvizjes pa pengesa. Ideja është që të arrihet një sukses përfundimtar, sepse presidenti amerikan Trump e dëshiron një përfundim të kësaj drame maratonike më shumë se shtat vjet negociata të çfarëdo natyre, të dobëta e pa fryte”.
-Po duket se nuk ka ndonjë interesim për të pasur një dialog thelbësor me Serbinë dhe kjo qeveri nuk ka ndonjë platformë ende. Konsideroj se një platformë teknike e kombinuar me atë politike të njohjes në mes dy vendeve mundë të konsiderohet e rëndësishme për marrëdhëniet në mes shteteve, Haradinaj kishte një platformë amatoreske , që nuk ngjasonte as në një punim seminarik serioze e lëre më platformë. Pra nuk do të duhej të ketë dialog më kotë së koti dhe pa rezultate siç e bënë BE, me dështime pa ndal, zhagitje apo zvarritje që nuk ndalen asnjëherë me vite. Dhe në një proces të tillë të bisedimeve pa kufi , kosovarët gjithmonë janë ndarë më të zhgënjyer se kurrë për shkak të pafuqisë së BE-së për ti zgjidhur problemet, si për procesin e dialogut si për liberalizim të vizave ”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".