Të dënohen me burg, laboratorët privatë bëjnë vepër penale me rezultatet e pa sakta për infeksionet me Covid 19

Të dënohen me burg,  laboratorët privatë bëjnë vepër penale  me rezultatet e pa sakta për infeksionet me Covid 19
Të dënohen me burg,  laboratorët privatë bëjnë vepër penale  me rezultatet e pa sakta për infeksionet me Covid 19

Muhamet Kelmendi

  • 02 September 2020 - 18:06

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Është papërgjegjësi e llojit të veçan që tërheq përgjegjësi të lartë penale njeh veprim i tillë. Duket se këtej rrjedhin veprat penale të përgjegjëseve, si nga pushteti, ashtu edhe nga vendet ku bëhen testet, sepse është vdekshmëria në qendër të përgjegjësisë penale. Dënimet janë të rënda tamam vdekje me paramendim që shkojnë deri me burg të përjetshëm. Kudo që do të ndodhnin rastet e tilla di të fillonte hetimi penal dhe të jepet një dënimi i rëndë. Kudo ka përgjegjësi dhe vetëm Kosova i kalon në heshtje rastet e tilla. Dhe, po kjo prokurori merret me rastet e natyrës së qytetarëve të pa mbrojtur, ndërsa nuk futet fare në rastet e rënda dhe ku ka vepra të rënda penale”.

Nga të dhënat e botuara në shtypin gjerman është dalë se nga analizat laboratorike të bëra në Kosovë, qytetarët nuk mundë të futen në Gjermani pa iu nënshtruar testit të ri në këtë shtet.

Kjo e dhënë mjafton për të treguar nivelin e pasigurisë së rezultatit të bërë në Kosovë. Duket se këtej dhe mbi mos përgjegjësinë e rezultateve kemi edhe vdekje të shumta nga ky virus që po shpërndahet. Rezultatet, thuhet në informacionin gjerman, janë jo të suksesshme. Dhe, e dhëna e tillë ka krijuar mundësi për infektime të pakontrolluara. Në këtë është rritur gjendja e rëndë dhe vdekshmëria nga coronavirusi. Më tej thuhet në informimin gjerman se në Kosove mbi 50% e popullit është e infektuar nga ky virus i rrezikshëm. Mbi 170 veta kanë hyrë nga Kosova në Gjermani të infektuar dhe mbi këtë është futur Kosova në listën e vendeve me rrezik të lartë. Edhe tash qarkullojnë njerëzit nëpër Kosovë në teste negative dhe me coronavirus të infektuar. Testet lëshohen nga institucionet private të lidhura me pushtetin dhe ku ka edhe vepra penale. Me këtë po tregohet se krimi nuk ka kufi. Edhe në vdekje vepron. Me rëndësi është fitimi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".