Lexoni edhe:
Këto janë temat e rrezikshme të cilat mundë ta sfidojnë Kosovën në takimin e Uashingtonit më 4 shtator
Shkruan: Xhevat Meha
“Licencimi masiv u krye në testet serologjike ku saktësia është vetëm 60%. Në testet ku saktësia është shumë më e lartë licenicimi u bë i kufizuar dhe i përzgjedhur. Hajni akademikçe! Tani Isë gjenerali del vetë në front se ushtarët nuk po i kryejnë punë, thotë se duhet përgjegjësi. Mashtrim akademikçe! Kur është për të marr merita, Isa dhe kryetarët e tjerë të partive janë bosë, e bëjnë gjoksin gropë duke e rrah për t'i marrë meritat”.
-Ka së paku 15 vite që prapa çfarëdo licencimesh qëndrojnë zyrtaret e lartë qeveritar, veç i ndajnë pazaret. Edhe prapa licencimeve të tanishme janë zyrtarët e lartë qeveritar. Duhet përkujtuar se si dhe pse u ndërtua qeveria e tanishme. Kjo qeveri u ndërtua përmes përmbysjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur në votimet e rregullta. U mobilizuan bosët e grupeve të krimit të organizuar sipas recetës së strukturave të fshehta serbe në Kosovë për të kryer përmbysjen dhe për të ndërtuar qeveri e cila siguron paprekshmërinë e “drzhavës” së Kosovës që u ndërtua si mashtrim në vend të shtetit të Kosovës. Kjo qeveri funksionon përmes mashtrimit. Më e drejtë është të quhet qeveri e mashtrimit të qytetarëve. Mashtrimi është dëshmim i besimit dhe besnikërisë ndaj së thënies së Dobrica Qosiqit: Rrena dhe mashtrimi janë fuqia e shtetit serb. Po që se Isa do të donte të mos kryej demonstrim të besimit dhe besnikërisë ndaj thënies së Dobrica Qosiqit, përgjegjësin do ta niste nga vetja e tij”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".