Lexoni edhe:
Aventurizmi i pa menduar i kryeministrit Hoti në Washington, marrëveshja me Serbinë në kundërshtim serioz me Kushtetutën e Kosovës
Shkruan-Prof. Dr. Riza Smaka
“Vetëmohimi me moratorium njëvjeçar i shtetit të Kosovës për aktivitete paqësore, mirëdashëse e të drejta për njohjen e mëtejme të saj, është i pa precedencë dhe vetëmohim i ushtrimit të autorizimeve themelore për afirmim ndërkombëtar të mëtejme të saj”.
-Republika e Kosovës ka legjitimitet aktiv për të lobuar për njohjen e saj nga shtete sovrane që deri tani nuk e kanë njohur. Nismat diplomatike e politike të saj në atë drejtim janë legjitime dhe asnjë shtet tjetër, pra as Serbinë, nuk e dëmtojnë. Në anën tjetër aktiviteti i shtetit serb kundër njohjeve të Kosovës nga shtete që akoma nuk e kanë njohur Kosovën, janë politikisht hegjemoniste, agresive dhe ilegjitime. Në formë implicite aktivitetet e tilla të shtetit serb kundër shtetit të Kosovës janë armiqësore, agresive dhe hegjemoniste e mbi të gjitha kundër synimeve të saj të proklamuara për fqinjësi të mirë ,paqe e bashkëpunim të ndërsjellë. Në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me SHBA- të për vetëpërmbajtjen e Kosovës përballë vetëpërmbajtjes së Serbisë, e para nga lobimet për njohje vijues të saj dhe e dyta për të mos agjituar kundër njohjeve tjera, madje për tërheqjen e njohjeve të realizuara të Kosovës nga jo pak shtete, është një paralelizmi bizar, paradoksal dhe violent me të cilin virtuelisht dhe konvencionalisht njëjtësohen të drejtat legjitime të Kosovës për njohje të mëtejme të saj me aktivitetet malevolente, ilegjitime dhe hegjemoniste të shtetit serb. Në këtë segment politik Kosovës i është mohuar një e drejtë themelore përballë pezullimit të përkohshëm të veprimeve armiqësor të shtetit serb kundër saj – Kosovës”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".