Lexoni edhe:
Ja pse ish ministri i Rrahman Morinës, Isa Mustafa, nuk duhet të bëhet president i Kosovës
Shkruan: Nexhat Haziri
“Ky skenar ka për qëllim fiksimin e dëshmitarëve dhe shantazhimin e tyre, si dhe një tentim për ta manipuluar opinionin në drejtim për ta denigruar misionin e Gjykatës Speciale. Pra, edhe një orvatje e pashpresë për ta penguar drejtësinë kaq shumë të nevojshme në vendin tonë, nga ata që për gjithë këto vite ishin shndërruar siç thotë ai proverbi i vjetër në gjuhën sllave: Kadiu të akuzon, Kadiu të gjykon (Kadia te tuzhi, Kadia te sudi)”.
- Kjo ta përkujton atë përrallën e thasëve me dokumente të nxjerra nga kabineti ish-presidentit serb Kushtunica, të cilën e pati lansuar ish-shefi i SHIK-ut, tani kryetar i PDK-së, z. Kadri Veseli. Katër mijë dosje, ku pretendohet se janë emrat e dëshmitarëve të mbrojtur nga Gjykata Speciale, këtë të martë janë lënë para Zyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, janë skenar i përgatitur nga vet kjo organizatë në bashkëpunim me partitë e caktuara politike, zyrtarët e së cilave do të përballën me drejtësinë e Gjykatës Speciale në Hagë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".