Apel z.Ramush Haradinaj-t

Apel z.Ramush Haradinaj-t
Apel z.Ramush Haradinaj-t

Riza Smaka

  • 10 September 2020 - 13:05

Qeveria aktuale shpërfillë   aktin qevritar në fuqi!

QRK-ja  e RK-së ,atëherë,e administruar nga  z. Ramush Haradinaj , me Vendimin  01- 04 dt. 22 shtator 2017, e ka pasë formuar Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ,të  kryesuar nga z. Shpejtim Bulliqi ( KSHSHMKSH – II ) me detyrë që, pos funksioneve sipas ligjit të aplikuar ,me angazhim të veçantë,  të bënte vlerësimin profesional shkrimor të punës së ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të kryesuar nga z. Murat Meha ( KSHSHMKSH –I).

KSHSHMKSH – II, me përgjegjësi dhe  profesionalizëm, e ka pasë bërë vlerësimin e punës së KSHSHMKSH – I , për te  ,QRK-së , të administruar nga z. Ramush Haradinaj, ish qeveritarëve e qeveritareve si dhe     ish deputeteve dhe deputetëve e Legjislaturës së V – të të Kuvendit të RK-së, ju ka pasë dorëzuar  Raportin e Punës ,të hartuar në mbi 1000 faqe , me tekste, dokumente zyrtare dhe me të dhëna nga vepra  shkencore e profesionale përkitazi me nevojen e demarkimit por jo të redelimitimit të kufirit administrativ ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi , egzistues nga viti 1945, asnjëherë të kontestuar as të  ndryshuar , gjatë linjës ndarëse Çakorr – Hajlë –Kullë e Zhlepit tok propozimin e arsyetuar si dhe për refuzimin e miratimit të Ligjit 06 –L – 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror të Kosovës dhe Malit të Zi! 

Në atë Raport  ka qenë konkluduar  se ,KSHSHMKSH – I, ka qenë i  mandatuar për demarkacion – shënjim  të kufirit administrativ egzistues nga viti 1945   gjatë linjës ndarëse Çakorr- Hajle – Kullë e Zhlepit , por, jo për  redelimitacion – ricaktim të kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi për ç’shkak ish Qeverisë së RK-së përkaytësisht Kuvendit të RK-së i  ka qenë propozuar për të mos ratifikuar Ligjin nr. 06- L – 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi.

Sikundër dihet, edhe nëpërmjet joshjeve dhe kanosjeve si dhe trafikimeve të votave të disa deputeteve e deputetëve , megjithatë , ka qenë  miratuar Ligji 06 – L – 060 për Ratifikimin e Marrëevshjes së datës 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,   me të cilën ,në vend të demarkacionit, ka qenë bërë redelimitacion kufitar i gabuar sipas së cilit , pa asnjëfarë baze juridike, Kosova ka qenë grimcuar, coptuar dhe zvogluar për hiq më pak se për 8250 hektarë. 

Presidentët e  Kosoves dhe te Malit te Zi ,z. Hashim Thaçi dhe z. Filip Vujanoviq, ca ditë para datës 21 mars 2018 , para vendosjes për “ Marrëveshjen për Demarkacionin”( e cila nuk ishte dot për demarkacion por ishte  dhe mbetët për redelimitacion, madje ,të gabuar  ),  e kanë pasë nënshkruar  një Deklaratë për “mundësinë e  ndreqjeve të gabimeve eventuale”  të Marrëveshjes së datës 26 gusht 2015 për Kufirin  Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. 

Pas  ratifikimit të ‘’ demarkacionit” përkatësisht të redelimitacionit të paautorizuar, të gabuar e të dëmshëm për integritetin territorial të RK-së  për 8250 hektarë ,Ish Kryeministri i RK-së, ju z. Haradinaj , KSHSHMKSH –in II , posaçërisht e keni pasë angazhuar dhe, po ai Komision, e ka pasë marrë për sipër përgatitjen serioze e meritore për takim fillimisht politik e rrjedhimisht për bashkëpunim juridik e operacional  me perfaqësuesë të autorizuar të Malit të Zi për realizimin eventual të drejtë të demarkacionit kufitar të delimituar në vitin 1945 , i cili ,nuk ka qenë  kryer madje as as deri sot ! KSHSHMKSH – I , ka pasë vijuar punën intenzive, profesionale e të përgjegjëshme duke siguruar numër të konsideruar të dokumenteve zyrtare sipas të cilave  argumentohet se kufiri administrativ ndermejet Kosovës dhe Malit të Zi ,nga viti 1945, ishte gjatë linjës Çakorr- Hajle – Kullë e Zhlepit të cilën do ta mbronte në çdo nivel e kohë bazuar  në harta shkencore, harta shkollore, harta ushtarake, libra shkollorë, libra shkencorë, artikuj profesionalë e shkencorë , enciklopedi shkencore, projekte të infrastrukturës të konstruktuara dhe të financuara nga Kosova deri në kufirin administrativ egzistues veçanërisht deri në Çakorr – Hajlë - Kullë të Zhlepit!

Qeveria  aktuale e RK-së , del të jetë kunder KSHSHMKSH – it II dhe demarkimit të drejtë të Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi!

Ish KSHSHMKSH – I  ka pasë autorizim për të  shënjuar – demarkuar kufirin administrativ historik, egzistent e të pandryshaur asnjëherë dhe askund   nga viti 1945 gjatë linjës ndarëse Çakorr – Hajlë – Kullë e Zhlepit . Ndërkaq , ai  KSHSHMKSH I , ironikisht dhe çuditërisht ,në vend të demarkacionit- shënjimit kufitar e ka pasë  kryer redelimitacionin apo ricaktimin e gabuar të kufirit administrativ. Poashtu ,është e groteske  qe ,shumica e qytetarëve e e të mos flasim për shumicën e ish deputetëve dhe deputeteve votues e votuese  të “ demarkacionit” qe , redelimitimin – ricaktimin e paautorizuar , të gabuar dhe të dëmshëm të kufirit administrativ,   gjithnjë e quajnë “ demarkacion”. 
Përkundrazi ,demarkacioni i kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi,  jo qe nuk ka qenë bërë deri në dt. 21 mars 2018 , në datën e miratimit të  Ligjit 06 – L – 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  por, nuk është bërë dot deri sot e kësaj dite!

Në anën tjetër, KSHSHMKSH – II , nga emërimi në dt. 22 shtator  2017 si dhe rrjedhimisht nga data 21 mars 2018 ,  nga ratifikimi i Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka   punuar sistematikisht dhe ka siguruar dhe përgatitur elaborat me dokumente zyrtare , të dhëna shkencore ,  profesionale e teknike me të cilat katercipërisht argumentohet fakti se, Kufiri Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ,nga viti 1945  ishte dhe do të duhej të ishte gjatë linjës ndarëse Çakorr- Hajlë – Kullë e Zhlepit.

KSHSHMKSH – II  , e ka pasë informuar  , fillimisht , ish Kryeministrin Haradinaj  e në vijim, ish Kryeministrin Kurti për nevojen imediate    për negociata politike, e rrjedhimisht për aktivitete praktike  të KSHSHMKSH II , për demarkimin përfundimtar të drejtë e të qendrueshëm të kufirit  shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi . 
Ish Kryeministri Haradinaj e ka pasë  mbështetur kërkesën e tillë ,por, konvencionalisht ,nuk ka pasë vepruar  më tej. Ish Kryeministri Kurti atë kërkesë e ka pasë neglizhaur madje ka pasë  shprehur pikëpamje ...” për ta ristrukturuar në një mënyrë tjetër KSHSHMKSH – I “!  Ndërkaq , Kryeministri Hoti nuk ka qenë dënjësuar për të pranuar përfaqësuesë të KSHSHMKSH – II  për të shoshitur këtë çështje. Ngjashëm, kanë qenë sjellur edhe një nga z,kryeminstrat si dhe minsitresha e resorit për financa!  Sëandejmi , qendrimi i tillë i QRK-së aktuale , del të jetë prototip i sjelljes teknoburokratike , neglizhente, indolente, indiferente  dhe të papërgjegjëshme për çështje të caktuara të interesit publik-sic! Qeveria aktuale e RK-së , e administruar nga z. Abdullah Hoti, referuar   çështjes së demarkacionit dhe KSHSHMKSH- II , veproi sipas  qendrimit apriori refuzues, neglizhues të stilit arbitrar dhe joprofesional! Qeveria aktuale e RK-së , e administruar nga z. Hoti, në  mënyrë indolente dhe arbitrare, që nuk mund të ndodhë në shtetin e së drejtës, pa aktvendim, pa vendim , pa kontratë shkrimore ,pa bazë juridike as morale , shumicës së anëtarëve të KSHSHMKSH II , të  pa shkarkuar dhe të pa dorëhequr, ju ka pezulluar pagat nga 1 janari 2020 deri në aktualitet! Në atë trajtë  , nuk ka qenë  vepruar as në kooperativat bujqësore të viteve 1945 – 55 , në të  cilat dosido, për çështje statusore punësore dhe pagesore , kanë qenë  praktikuar akte shkrimore në formë të aktvendimeve apo vendimeve, por, kurdoherë me  dispozitiva të qartë, arsyetime dhe udhëzime juridike për shprehje të pakënaqësisë eventuale  të palëve në procedurë. Disa kërkesa  të përfaqësuesëve  të autorizuar të KSHSHMKSH II, adresuar QRK-së aktuale   për përfillje të Vendimit 01- 04 dt. 22 shtator 2017 të QRK-së për emërimin   dhe autorizimet e KSHSHMKSH II (sipas të  cilit , ai Komision,  ka mandat deri në datën  22 shtator 2020 dhe ,anëtarët e tij, të pashkarkuar as të dorëhequr,  kanë të drejtë në paga mujore deri në datën 22 shtator 2020 ,pra, deri në  skadimin e mandatit) , QRK-ja aktuale,  nëpërmjet Kryeministrit Hoti , një nga z. kryeministrat  dhe ministreshës për financa , i ka neglizhuar shpërfillshëm ! 

Disa nga defektet juridike të  Vendimit 04 – 09 dt. 1. 7. 2020 të QRK-së 

Vendimi 04 – 09 i dt. 1. 7. 2020 i QRK-së për Shfuqizimin e   Vendimit 01- 04 , dt. 22 shtator 2017 të QRK-së për Formimin e KSHSHMKSH II, pos defekteve  politike të sipërthëna , është juridikisht i paqendrueshëm ,nga se nuk ka mbështetje ligjore, nuk ka  preambulë , nuk ka dispozitiv konform me LPPA as me   terminologjinë juridike, nuk ka arsyetim as   udhëzim juridik , në mënyrë implicite ,  heq dorë nga synimi qe del nga Deklarata  e presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për korrigjimin eventual të Kufirit Shtetëror të Kosovës e Malit të Zi , të miratuar me Ligjin 06 – L 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmejt Kosovës dhe Malit të Zi , me të cilën, në vendin e demarkimit ,ka qenë bërë redelimitim i gabuar dhe i dëmshëm për territorin e Kosovës për hiq më pak se  për 8250 hektarë dhe , çështjen  aktuale e akute dh etë interesit shtetëror , të  redelimitimit të gabuar dhe të dëmshëm për territorin e Kosovës   me çështjen e demarkacionit kufitar të pakryer deri sot ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi  , i ka vënë Ad Acta për një periudhë të pacaktuar ! Për vetëm një  defekt të tillë ,e aq më parë për të gjitha tok,  Vendimi në fjalë rezulton, politikisht i dëmshëm dhe juridikisht  i paligjshëm! Pasi që , në mënyrën e sipërme,  Qeveria aktuale e RK-së ,në të cilën është në koalicion edhe AAK-ja , ka shpërfillur dhe neglizhuar qendrimin politik të AAK-së më konkretisht të   kryetarit të saj z. Haradinaj , me bazë do të mund të pritej qe ,Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pa hezitime, të braktisë koalicionin qeveritar aktual dhe do të del nga Qeveria aktuale e RK-së! Apel   AAK-së  dhe z. Ramush Haradinaj-t për të  braktisur koalicionin qeveritar. Në shtetet e  së drejtës (për dallim nga shtet juridike , çfarë është edhe vendi   ynë)   akti juridik i përgjithshëm sikunder edhe  individual ,konkretisht edhe Vendimi nr.  01 - 04 - dt 22 . 09. 2017 i Qeverisë së RK-së   për Emërimin e KSHSHMKSH II, e obligon Qeverinë në pushtet,  sikundër ta kishte miratuar vetë. Kjo është doktrinë dhe praktikë  juridike e mirë e shteteve të së drejtës sikundër për qeveri ashtu edhe për institucionet publike tjera.
Ndaj, Qeverinë aktuale të RK-së , Ipso Iure , e obligon  Vendimi nr. 01- 04 dt. 22 shtator 2017 i QRK-së për formimin  e KSHSHMKSH II , me detyra për vlerësimin e punës të ish KSHSHMKSH I  ( të cilën punë e ka qenë bërë sikundër kërkohej),përgatitjen profesionale e teknike për  rishikim eventual të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të redelimituar nga ish KSHSHMKSH I dhe të miratuar me Ligjin 06- L – 060   për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 qërshor 2015 për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,demarkimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, përgatitjen  profesionale e teknike për demarkimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë si dhe për mirëmbajtjen e Kufirit të RK-së ,në tërësinë e vetë!
Të  gjitha këto objektiva,  KSHSHMKSH II i ka përfillur   me përkushtim , veçanërisht , për  rishikimin eventual dhe korrigjimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të  redelimituar gabimisht dhe të ratifikuar në datën 21 mars 2018 , demarkimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si dhe,  për demarkimin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë! Ndërkaq,  Qeveria aktuale e Kosovës  e administruar nga z. Abdullah Hoti,  pos që, pa bazë ligjore as morale, anëtarëve të  pashkarkuar dhe të padorëhequr të KSHSHMKSH II nga 1 janari 2020 , “aramara” , pa aktvendim, pa vendim, pa kontratë  formale juridike pra arbitrarisht dhe joprofesionalisht, ju ka pezulluar pagat, madje , me Vendimin e vetë nr. 04- 09 dt. 1. 7. 2020 , arbitrarisht dhe  joprofesionalisht e ka shfuqizuar Vendimin e QRK-së nr. 01 – 04 dt. 22 shtator 2017 për Formimin e KSHSHMKSH II dhe, në atë mënyrë, implicite, ka neglizhuar dhe  mohuar nevojen imediate për rishikimin eventual të Kufirit Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në mënyrën e caktuar me Deklaratën Politike të Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe të Presidentit të Malit të Zi , z. Filip Vujanoviq  si dhe nga Qeveria e RK-së të administraur nga z. Ramush Haradinaj! Qeveria aktuale e RK-së , në mënyrën e sipërme ,pos shpërfilljes së obligimit të vetë për zbatimin e   Vendimit 01 – 04 dt. 22 qërshor 2017 të QRK-së për Formimin e KSHSHMKSH II dhe të qendrimit të QRK-së së administruar nga z Haradinaj , e ka nëpërkëmbur edhe qendrimin politik  të AAK-së , të njërit nga aleatët në koalicionin qeveritar!
Sëandejmi, subjekti politik qeveritar ,AAK-ja ,  nëpërmjet z Haradinaj ,do të duhej imediatisht të reagonte seriozisht  dhe me indinjatë nëpërmjet braktisjes rezignante të koalicionit qeveritar aktual!Aq më parë  kur AAK-ja aktualisht ka manifestuar pakënaqësira serioze me jo pak aktivitete dhe punë të Qeverisë aktuale të QRK-së! Disa nga defektet juridike të  Vendimit 04 – 09 dt. 1. 7. 2020 të QRK-së: Vendimi 04 – 09 i dt. 1. 7. 2020 i QRK-së për Shfuqizimin e   Vendimit 01- 04 , dt. 22 shtator 2017 të QRK-së për Formimin e KSHSHMKSH II, pos defekteve  politike të sipërthëna , është juridikisht i paqendrueshëm ,nga se nuk ka mbështetje ligjore, nuk ka  preambulë , nuk ka dispozitiv konform me LPPA as me terminologjinë juridike, nuk ka arsyetim as   udhëzim juridik , në mënyrë implicite ,  heq dorë nga synimi qe del nga Deklarata  e presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për korrigjimin eventual të Kufirit Shtetëror të Kosovës e Malit të Zi , të miratuar me Ligjin 06 – L 060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dt. 26 gusht 2015 për Kufirin Shtetëror ndërmejt Kosovës dhe Malit të Zi , me të cilën, në vendin e demarkimit ,ka qenë bërë redelimitim i gabuar dhe i dëmshëm për territorin e Kosovës për hiq më pak se  për 8250 hektarë dhe , çështjen aktuale e akute dhe të interesit shtetëror , të redelimitimit të gabuar dhe të dëmshëm për territorin e Kosovës me çështjen e demarkacionit kufitar të pakryer   deri sot ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , i ka vënë Ad Acta për një periudhë të pacaktuar ! Për vetëm një  defekt të tillë ,e aq më parë për të gjitha tok,  Vendimi në fjalë rezulton, politikisht i dëmshëm dhe juridikisht  i paligjshëm! Pasi që , në mënyrën e sipërme,  Qeveria aktuale e RK-së ,në të cilën është në koalicion edhe AAK-ja , ka shpërfillur dhe neglizhuar qendrimin politik të AAK-së më konkretisht të   kryetarit të saj z. Haradinaj , me bazë do të mund të pritej qe ,Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pa hezitime, të braktisë koalicionin qeveritar aktual dhe do të del nga Qeveria aktuale e RK-së! 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".