Lexoni edhe:
Për president të Kosovës, Vjosa Osmani lidere me besim të verifikuar nga qytetarët
Shkruan: Hajrullah Tërnava
“Rreziku për lëshime e gabime të reja është permanent sepse Kryeministri i tanishëm po ju premton serbëve se do ta jetësoj Asociacionin e vitit 2015 të nënshkruar nga ish Kryeministri Isa Mustafa, edhe që Gjykata Kushtetues e pati shpallë antikushtetues nënshkrimin e Asociacionit, sepse ishin konstatuar 23 shkelje kushtetuese, prandaj kjo qeveri sa të qëndroj ne pushtet, dhe ti vazhdon bisedimet me staf politike pa ekspertë të fushës, do të jetë akoma më e rrezikshme për Kosovën”.
-Kjo qeveri e tanishme, që nga formimi i sajë është labile sepse që tani i ka vetëm 60 deputet, prandaj nuk e ka qëndrueshmërinë e sajë të sigurt. Duke qenë kështu, është dobësi e madhe dhe dështim i opozitës LVV dhe PDK, që nuk po veprojnë ngase po të kenë dakordim të mirëfilltë bashkëpunimi menjëherë mundë ta paraqesin mocionin e mosbesimit dhe Qeveria Hoti rrëzohet pa asnjë dyshim. Unë konsideroj se megjithatë, fati i kësaj qeverie është se në të ka ndikim, ka “gisht” Hashim Thaçi që u formua, sepse për nga mënyra po dihet se si u rrëzua Qeveria Kurti, prandaj PDK po tregohet inerte dhe s’po i bashkohet me LVV-në për rrëzimin e kësaj qeverie, që në esencë ka plotë gabime , e partitë opozitare në çdo moment, kur t’iu tregohet shansi, e kanë për detyre me e rrëzua qeverinë. Prandaj tani zhvillimet e sajë do të varen deri në një moment të caktuar nga vendimi, nëse PDK do të detyrohet ti bashkëngjitet LVV-së për mocion mosbesim, sepse ndodhë qe edhe para partisë së PDK me këto mospajtime mosbesimin t’ia tregoj interesin edhe vetë AAK, dhe me këtë të rrëzohet kjo qeveri. Në këtë rol të PDK-së, po ndikon edhe Gjykata Speciale me aktakuzat e ngritura ndaj njerëzve të kësaj partie e që priten edhe aktakuza të tjera ndaj udhëheqësve të kësaj partie. Në këtë situatë, në mes të zhvillimeve politike dhe Gjykatës Speciale, në këtë parti politike kemi një çorientim total, prandaj edhe po ju konvenon që të mos bëjnë hapa të atillë për rrëzimin e kësaj qeverie.
Për president të Kosovës, Vjosa Osmani lidere me besim të verifikuar nga qytetarëtLexoni edhe:
Kur jemi në këtë gjendje kaotikë, nuk është befasi tani kjo gjendje kaotike me përplasje të shumta edhe që po tentojnë ta fshehin të vërtetën e pikës skandaloze për Ujmanin, në marrëveshjen me palën serbe, partnerët e koalicionit LDK dhe AAK , qe ishin së bashku në delegacionin përfaqësues në Uashington. Edhe pse palët po e cilësojnë marrëveshje historike, akoma po vazhdojnë të dalin dy versione për atë se çfarë ka ndodhur me Marrëveshjen e Uashingtonit në pikën për Ujmanin. Versioni i parë është i LDK-së, kurse i dyti i AAK-së. Ende nuk dihet se kush nuk po e thotë të vërtetën: kryeministri Hoti apo Ministri i Drejtësise Selim Selimi. Ky i fundit doli për herë të parë dhe tha se Ramush Haradinaj ndryshoj marrëveshjen për Ujmanin nga Prishtina, gjë të cilën po vazhdon ta mohon kryeministri Hoti. Këto përplasje janë treguesi i qartë, dëshmi besnike për lëshimin e lehtë që këta ja kanë bërë Vuçiqit, lëshimin që po mundohen ta fshehin tani, e për çka nuk mundë ta fajësojnë fare palën ndërmjetësues, administratën e Trumpit, sepse në përbërje të ekipit nuk kishin ekspertë për të mbrojtur dhe argumentuar, por kishin staf politik tërësisht të pa informuar, sepse delegacionet tona kur shkojnë në tubime të tilla edhe vetë e pranojnë që shkojnë me duar në xhepa.
Në bisedimet sikur këto që janë udhëhequr nga SHBA-të, me tema të qarta është dashur të ketë kryesisht ekspertë të fushës, që në këtë rast do ta arsyetonin dhe argumentonin pse nuk duhet përfshirë Serbia në marrëveshje për Ujmanin, duke u zbardhur dhe zbuluar i gjithë historiku i investimeve kapitale të Kosovës që e siguron pronësinë e saj. E nëse Kosova vazhdon kështu edhe më tutje, nëse nuk i kushton vëmendje përfshirjes së eksperteve të lëmive të ndryshme në bisedime të ngjashme sikur këto të fundit, pasojat do të vazhdojnë . Ndryshe nga takimi i 4 shtatorit dhe marrëveshja e arritur, Serbia u nda tepër e kënaqur, sepse u bë hisedarë në Ujman, iu hap rruga pa pengesa për “Minishengjin”, me port të siguruar në territorin e Shqipërisë, gjë që edhe mbretëritë serbe e kishin për qëllim kaherë planin për dalje në deti, në bregdetin shqiptar. Po ashtu Serbia farë lëshimit skandaloz të palës kosovare po e konsideron fitore edhe suspendimin e aktivitetit politik për njohje të mëtutjeshme të pavarësisë së Kosovës e qysh, së bashku me reciprocitetin të cilin u detyrua ta heq qeveria e Kosovës disa muaj më herët.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".