Lexoni edhe:
Sherri i madh i konfliktit për presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të reja
Shkruan: Muhamet Kelmendi
“VETTING-u si masë adekuate është tërhequr nga fusha e zbatimit dhe është lejuar dhe formuar komisioni nga Ministria e Drejtësisë për të vërtetuar aktualitetin. Vetë Ministri nuk ka ndonjë ide se si zgjidhen çështjet. Ai nuk ka përgatitje për të kuptuar dhe marr masa si në Kroaci. Në Kosovë nuk shihet e mundshme kapja e ndonjë prokurori të përgjithshëm, e ndonjë gjyqtari, ministri a deputeti. Ata janë të paprekshëm. Të prekshëm janë masat e pambrojtura dhe njerëzit e thjeshtë. Dhe, tërë kohën që do kemi qeveri nga partitë që e kanë sjell gjendjen këtu ku jemi është gjë anormale të priten masa të përgjegjësisë penale. Çdo gjë do të vazhdon njëjtë. Kosovës i duhet një qeveri e popullit ose një Qeveri që nuk komandohet nga kryetarët e partive politike dhe nga pushteti. E këtej jemi shumë larg”.
Sherri i madh i konfliktit për presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të rejaLexoni edhe:
-Nuk ka mundësi anëtarësimi në BE me sistem të drejtësisë të çrregulluar dhe të kapur nga ata të pushtetit dhe politikës. Në Kosovë kemi një gjendje të rëndë. I tërë sistemi lëngon nga dukuritë tipike korruptive dhe pa një veprim të tipit kroat kurrë ky sistem nuk arrin të shndërrohet në një sistem ligjor, e ku shteti dhe e drejta mbështeten në ligj. Këtu në sistemin tonë të drejtësisë kemi gjykatës, prokuror, anëtar të komisioneve të sistemit juridik, si komisioni për mbrojtje të ligjshmërisë dhe të kushtetutshmërisë, Komisioni i Jurisprudencës, i përzgjedhjes së noterëve dhe i përmbarueseve etj, por që të gjitha janë nga janë kryesisht të politikës dhe të pushtetit, të vendosur nga politike. Qeveria aktuale nuk ka për synim ndërmarrjen e masave në drejtim të kapjes së keqbërësve dhe të elementëve kriminal që janë të instaluar edhe në Prokuroritë e Kosovës, nëpër gjykata, në Policinë e Kosovës. Ministria e Drejtësisë është krejtësisht e pa aftë në zgjidhjen e problemeve në këtë sistem juridik. Nga ajo nuk prite fare asnjë mase që do të jetë e përafërte me masat e përgjegjësisë penale në Kroaci. Zatën as që pritet nga kjo Qeveri ndonjë masë e tillë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".