Lexoni edhe:
Përfundimi i turpshëm e lojës së Hashim Thaçit për dobësimin e mandatit të Gjykatës Speciale
Shkruan: Faik Krasniqi
“Për të dëshmuar që seriozisht e kemi për të ndërtuar një shtet ligjor, atëherë duhet arrestuar pronarët e vërtetë të këtyre kazinove. Dhe përmes pronarëve të vërtetë të zbulohet e vërteta, se kush nga politika qëndron mbrapa tyre. Këto gjëra nuk mundë të bëhen pa mbështetjen e politikës. Në të kundërtën, kurrë s'do ta fitojmë liberalizimin e vizave. Jo që i bëhet vonë atyre shteteve për korrupsionin e larte dhe krimin e organizuar në Kosovë, por me që nuk duan do të gjejnë arsyetime”.
-Kazinot në Karaçevë kanë punuar me vite pa i penguar askush. Kjo do të thotë se këto kazino, ose janë të dikujt që ka lidhje të forta me politikën, ose janë të politikanëve. Përndryshe nuk do të mundë të punonin qetë dhe pa i penguar askush. Çdo arrestim që godet celulat e krimit të organizuar është i mirëseardhur. Por derisa nuk arrestohen pronarët e vërtetë të këtyre kazinove, këto arrestime janë thjeshtë spektakël i kësaj qeverie, njësoj si spektaklet e qeverive të mëparshme. Asgjë më shumë. Ky spektakël mundë t'i jep një arsye më shumë shteteve skeptike, që ta zvarrisin akoma më shumë liberalizimin e vizave, me arsyetimin që krimi i organizuar në Kosovë ushtrohet dhe lejohet nga shteti. Kur shtetit i duhet ndonjë poenë politike, atëherë ndërmarrin ndonjë aksion spektakular se gjoja po e luftojmë krimin. Shto këtu edhe arrestimin e shumë zyrtarëve policore. Arsye të shumta për këto shtete.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".