Lexoni edhe:
Kazinot e krimit të organizuar në Karaçevë, pronarët e vërtetë nga skena politike
Shkruan:Gani Qarri
“Megjithëse në mbledhjen e vetë të fundit, Qeveria e ka miratuar koncept-dokumentin e parë që duhet të bëhet ligj, për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, tani problem më vete paraqet sigurimi i paqëndrueshëm i financimit të ushtrisë, në mënyrë që FSK të ketë mundësi të marr pjesë në operacionet ushtarako-taktike jashtë vendit. Për aq më tepër,me koncept dokumentin e miratuar në Qeveri,sipas MEF-it, në skenarin e parë bëhet fjalë për 4.3 milionë euro ndërsa në skenarin e dytë, degradon në vetëm pak më tepër se 3 milionë euro,gjë që pamundëson pjesëmarrjen e ushtrisë tonë të re, në operacionet taktiko-ushtarake, me ushtritë e tjera jashtë vendit,prandaj me plot arsye është kërkuar që gjatë hartimit të projektligjit të gjitha aktivitetet të bëhen brenda ndarjeve buxhetore dhe kapaciteteve më të cilat disponon buxheti i shtetit, për përmbushjen e obligimeve ndaj FSK-s, që pas transformimit të mund të shndërrohet, sa më parë dhe pa vonesa të mëtejme, në Ushtri moderne të Kosovës”.
-Po bëhen gati tri vite qysh kur Kuvendi i Kosovës votoi përfundimisht tri ligjet e nevojshme,me të cilat bëhej i mundshëm transformimi i Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës, që atëbotë me të drejtë nga faktor vendor e ndërkombëtar,u cilësua si fillim i një epoke të re në forcimin e hallkës kryesore të shtetësisë dhe realizimin e të drejtës sovrane të shtetit të pavarur të Kosovës. Me miratimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, nisi faza e parë e ristrukturimit të mbrojtjes dhe reformës ushtarake në procesin e transformimit të FSK-s, në ushtri moderne dhe transformimin e saj në forca të armatosura moderne,me standarde të ushtrive të NATO-s. Por trashëgimia kriminale dhe politika e korruptuar në krye të shtetit,si çdo gjë tjetër në vend, po e pengon madje dhe vonon qëllimshëm edhe ndërtimin e shpejtë të veprimit praktik dhe të operimit taktik të ushtrisë së Kosovës, dhe prolongojnë e bëjnë gjithnjë e më të vështirë, gjithë procesin e reformës dhe transforimit të FSK-s në ushtri të rregullt,për shkak të mos përkrahjes buxhetore dhe lakmisë për ta vjedhur buxhetin në projektet e asfaltit si vjedhje e përkryer tradicionale.
Kazinot e krimit të organizuar në Karaçevë, pronarët e vërtetë nga skena politikeLexoni edhe:
Kështu që institucionet e kapura të shtetit kanë vendosur kufizime të tilla të mëdha financiare për FSK-n,sa që tash e tri vite po pamundësojnë avancimet e saj në ushtri bashkëkohore dhe dëmtojnë përpjekjet integruese në NATO. Vetëm tre vjet pas transformimi të FSK-s në ushtri Qeveria e Kosovës ka ndërmarr hapin e parë fillestar, me bërjen e ligjit dhe krijimin e kushteve minimale për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në misione edhe jashtë vendit,por duke përcaktuar një kosto jo premtuese dhe mjaft të ulët buxhetore,që nuk mund të mbulojë as për së afërmi dhe garantojë realizimin e këtyre qëllimeve madhore me rëndësi jetike për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".