Lexoni edhe:
Minibusi rrokulliset dhe digjet plotësisht, 15 të vdekur përfshirë 3 fëmijë
Shkruan: Rexhep Shahu
Unë besoj fortë se stabiliteti politik i Kosovës nuk është vetëm interes i Kosovës por edhe i miqve që e përkrahin dhe mbështesin atë, edhe pse tani antiamerikanizmi në Kosove po çel lule. Vjeshta besoj do të jetë e vështirë nëse nisin proceset e folura me kohë, por Kosova ka tashme strukturë të fortë shteti dhe nuk është shtet familjesh shtet privat, është shtet i qytetarëve të saj, që asistohet e ndihmohet nga NATO për sigurinë e saj.
-Ata që bënë tenxheren ia kanë ndërtuar edhe kapakun. Ata që projektuan, ndërtuan, miratuan, themeluan Gjykatën Speciale, që besohet se do ta pastroj politikën shqiptare në Kosovë, i kanë marr masat që të mos mundet me askush ta tërheqë zvarrë fatin politik të Kosovës. Gjithkush që i ka borxhe Kosovës dhe popullit të saj, familjeve shqiptare, mbase duhet të bëhet pak gati që ta paguaj atë borxh, ka ardhur momenti. Gjykata Speciale nuk besoj se është në media e televizione, por besoj se është në institucione, besoj se atje nuk vlen alltia, as presioni, as eurot as dollarët. Unë besoj kështu. Populli i Kosovës është popull politik, popull i ngritur politikisht e kombëtarisht. Nuk besoj se shndërrohet në popull dele që ndjek fërshëllima çobanesh.
Minibusi rrokulliset dhe digjet plotësisht, 15 të vdekur përfshirë 3 fëmijëLexoni edhe:
Kosova është kjo që është, shteti i lirë e i pavarur jo fale 10 apo 100 politikanëve, por fale gjakut të derdhur një shekull nga shqiptarët, falë sakrificave mbi njerëzore të shqiptarëve, falë luftës , falë miqve që i besuan dhe luftuan për të dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë të thërrasë çetën e tij të dalë malit për hatër të njërit apo tjetrit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".