Nga deputetët hajna dhe të pa edukuar po rrezikohet shteti, është koha e ndëshkimit që ti largojmë nga pushteti

Nga deputetët hajna dhe të pa edukuar po rrezikohet shteti, është koha e ndëshkimit që ti largojmë nga pushteti
Nga deputetët hajna dhe të pa edukuar po rrezikohet shteti, është koha e ndëshkimit që ti largojmë nga pushteti

Dardan Grapci

  • 28 September 2020 - 07:29

Shkruan: Dardan Grapci

-Këta deri më sot e kanë vjedhur pa pendueshëm buxhetin e shtetit, tani i kanë bërë planet që ta vjedhin edhe Trustin e kursimeve pensionale prandaj nuk votojnë që qytetarët të marrin një përqindje për ta tejkaluar krizën e pandemisë. Mesazhi im do të ishte për këta ligjvënës që nuk bëjnë asgjë dhe janë të pa përgjegjshëm: Ju deputet të nderuar, qofshi të turpëruar, ose ejani në vete dhe bëhuni bashkë për interesin e qytetarit që ti lehtësohet jeta, ose jepni dorëheqje nga postet e juaja, dhe ta dërgojmë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.

-Ky koalicion qeverisës ka dështuar komplet, në vendim marrjet më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Asnjëherë deri më tani nuk po arrin që ti mbledh të gjithë deputetët e vetë për të votuar, e për mua kjo është një skandal që po ja bënë gropën kësaj qeverie. Vetëm me 60 vota!? Po çka do të bëjnë me to? Kjo do të thotë që rregullisht dhe potencialisht në Kuvend janë të gatshëm për të votuar secilin vendim të Qeverisë vetëm 60 deputet, po të tjerët ku janë?. Kuptohet që opozita nuk dëshiron të ja bëjë argatin qeverisë së pakicës, sado që qytetarët janë kritik ndaj të dyja palëve dhe me të drejtë pyesin se ku janë deputetët tjerë që nuk po votojnë, apo të gjitha punët i kanë kryer sa që tani nuk ju ka mbetur asgjë veç se ti shtrijnë këmbët, të rrinë përgjumshëm e të flenë rehat.

Partitë politike në vend tani haptas po tregojnë, me mos angazhimin e tyre, se më nuk janë të interesuara që të punojnë për vendin, por për interesat e tyre personale, që të zhvatin e pasurohen duke e mbajtur pushtetin me çdo kusht e me çdo mjet, dikush më afër në pozitë, e dikush në distancë, por në opozitën parlamentare, duke kujdestaruar që ta merr pozitën në zgjedhjet e radhës, formë rotacioni i pa sinqertë dhe aspak demokratik.

Unë mendoj që ka ardhur koha që partitë në politike, në pushtet dhe në opozitë, që janë duke vepruar e zënë vende në parlament që nga viti 2000, me një ligj të veçantë duhet urgjentisht të mbyllen, të ju pamundësohet funksionimi sepse nuk kanë bërë asgjë për shtetin dhe për qytetarët e Kosovës. Themeluesit e tyre të dalin nga skena politike, le të pensionohen ata që nuk e kanë shkelur ligjin kurse ata që janë të korruptuar, e të tillë janë shumica e krye kokave politike të hetohen për të kaluarën, të arrestohen dhe të ndëshkohen nga drejtësia. Duhet të ju lihet vend partive të reja dhe atyre të vogla ta marrin drejtimin e shtetit, për çka besoj se do ta udhëheqin Kosovën më mirë se këta që i kemi sot e 20 vite të kaluara duke na mashtruar dhe duke e zhvatur shtetin.

Të gjithë po tregohen totalisht të pa përgjegjshëm sepse Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike është dashur ta votojnë të gjithë pa kurrfarë problemi, e jo të përlahen në parlament sikur fëmijët e klasës së parë kur fjalosen për një fletore apo laps. Mirëpo kjo nuk është e çuditshme edhe nëse sillen si fëmijë të klasës së parë, ndonëse këta janë akoma më të dobët, po ku dinë këta se çka është mësimi, ku dinë këta si behet politika, ku dinë këta si duket shkolla. Në fakt shumica prej tyre shkollën e kanë kryer dhe i kanë marr diplomat duke korruptuar profesorët, duke ju dhënë drejtorëve dhe dekanëve para për ta marr një diplomë pa e lodhur trurin asnjë ditë në ambientet shkollore-akademike. Ka ardhur gjithashtu që nëse nuk votohet projekt ligji për Rimëkëmbjen ekonomike edhe në seancën e ardhshme, atëherë as ne qytetarët nuk duhet të tregohemi lojal ndaj kësaj Qeverie, le të organizohemi në mos dëgjueshmëri, pse duhet në të jua paguajmë këtyre tatimet, për ta mbushur buxhetin, e këta të mos mendojnë për neve.

Këta deri më sot e kanë vjedhur pa pendueshëm buxhetin e shtetit, tani i kanë bërë planet që ta vjedhin edhe Trustin e kursimeve pensionale prandaj nuk votojnë që qytetarët të marrin një përqindje për ta tejkaluar krizën e pandemisë. Mesazhi im do të ishte për këta ligjvënës që nuk bëjnë asgjë dhe janë të pa përgjegjshëm: Ju deputet të nderuar, qofshi të turpëruar, ose ejani në vete dhe bëhuni bashkë për interesin e qytetarit që ti lehtësohet jeta, ose jepni dorëheqje nga postet e juaja, dhe ta dërgojmë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".