Zbuloni spiunët serb që i keni përbrenda politikës për ta shpëtuar dhe forcuar shtetin e Kosovës
Kosova është e mallkuar rëndë, sepse fati i saj po është në duart e Serbisë dhe të deleguarve të saj në Kosovë në krye me z. Isa Mustafën, një ish ministër në kohën e Rrahman Morinës dhe një komunist e ditëve të hershme. Këtë njeri Serbia e ngriti në maje të politikës kosovare në bashkëpunim me Thaçin dhe Listën serbe dhe ky njeri do fundoset në momentin që Thaçi me rrjetin e vetë bije nga politika.
Që nga marrja e postit të kryeministrit në vitin 2014 nga z. Mustafa, Kosova ka marr tatëpjetën e madhe.
Ky njeri është kanceri i shtetit të Kosovës, andaj duhet të largohet një ditë e ma parë nga skema politike. Vijat e kuqe për të cilat po flet z. Mustafa, më kujtojnë ato skemat e filmave aksion, ku kriminelët i marrin nën kontroll semaforët, e ndezin dritën e kuqe në momentin që objekti i sulmit ofrohet, e ndalin komunikacionin për të qenë i lehtë eliminimi i objektivit, e kryejnë sulmin, dhe pastaj, pasi që është eliminuar objektivi, me një ndrydhje suste e kthejnë në normale komunikacionin, për ta ndalur sërish atëherë kur i nevojitet për objektivin e radhës.
Ashtu siç këta vrasës profesionist eliminojnë objektivat, në të njëjtën mënyrë, z. Mustafa po vranë Kosovën, dhe përveç Kosovës, objektiva të tij po janë edhe kundërshtarët e tij politik, të cilët pasi i ka përdor si leckë i hedhë në kosh bërllogu dhe rrugën e vazhdon me viktimën e radhës.
Natyrisht, mashtruesi profesionist siq është z. Mustafa, për çdo gjë që bënë dhe për çdo hap që merr, din ta arsyeton, hër duke u mbështetur në kërkesat e faktorit ndërkombëtar, herë në situatën aktuale, e herë duke ja hedhur fajin bashkëpunëtorëve të tij shqiptar. Nuk e di, a e ka dëgjua dikush në disa vitet e fundit që z. Mustafa të ketë thënë një fjalë që është kundër Serbisë, unë jo , po ju?, jo nuk flet për ta sepse është i tyre. Mos ta kërkon Kosova armikun në Serbi, sepse atë e kemi brenda në Kosovë.
PDK duhet ta identifikoj armikun e shtetit të vetë dhe në këtë kuadër edhe armikun e tyre. Z. Mustafa është ai që ua mundësoj dhe ua përgatiti Gjykatën Speciale, ai që tani po ua vendos prangat e po ju dërgon në Hagë, ai që po ua sjell në zyra dosjet e Hagës në paketa ( kjo si produkt i marrëveshjes së Uashingtonit ), megjithëse ju nuk po e kuptoni, në mënyrë që të ju shkrin e fundos edhe më mirë.
Parti të dala nga lufta, po më dhimbseni që jeni të hipnotizuar nga ky njeri, dhe politikën serbe që përfaqëson ai. Largohuni nga ai, dhe ofrohuni me ata që i ka votuar populli, pra z. Kurti dhe z. Osmani, nëse dëshironi që të shpëtoni nga shkatërrim i tërësishëm.
Ndoshta z. Mustafa po ua mundëson që të bashkëqeverisni dhe në këtë mënyrë po ua siguron një para të pistë, por a ja vlen të bashkë qeverisësh me një njeri që po ju hedh në humnerë çdo ditë e më shumë. Nuk ja vlen barra qiranë. As një lot i derdhur nga familjarët e juaj apo nga dikush që ende ju admiron, nuk kompensohet nga benefitet që ju sjell të qenurit në pushtet.
Gjykata speciale, është e dhimbshme për gjithë Kosovën e jo vetëm për ju e familjarët e juaj. Ajo po na dënon të gjithëve. Kam shkruar edhe më herët, spiuni është bash aty ku nuk e beson. Nëse dëshironi ti mbroni vlerat e luftës dhe të dilni fitues në këtë betejë të dhimbshme me Gjykatën Speciale, atëherë mbështetuni te ata që populli i votoj.
Një shtet i cili ka një kryeministër e një kryetar të dinjitetshëm e të pa shantazhueshëm, do të din ta mbroj këtë luftë të pa barabartë dhe këta njerëz që aq shumë sakrifikuan gjatë luftës në Kosovë, e kundërta do të ndodhë nëse vazhdoni bashkëqeverisjen me LDK-në, me këta udhëheqës që i ka tani, dhe listën serbe. Qe 20 vite jeni tërhequr dhe udhëhequr nga egoja e parasë, tani është koha ti ktheheni mendjes.
Po ua sjell në mendje një rast gjatë sulmeve të NATOS mbi Serbinë, ku aksionet e tyre nuk kishin edhe aq sukses, sepse objektiva e tyre u dekonspironin nga spiuni francez, sipas medieve, gjërat ndryshuan pasi që ky individ u identifikua. Gjërat për Kosovën do ndryshojnë, kur ju do identifikoni spiunin që e keni brenda.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".