Lexoni edhe:
Zgjedhje të reja me marrëveshje politike, për ti dhënë zgjidhje kolapsit institucional dhe bllokimit të vendimmarrjes në Kuvendin e Kosovës
Shkruan:Muhamet Kelmendi
-Kosova nuk fiton gjë nga marrëveshja. E prandaj edhe veprimi kundër nuk e dëmton. Pra, duhet veprim konkret dhe parimor, kuptohet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, që të kundërshtohet shteti serb dhe të futen temat kryesore në dialog. E përsëris: 1. Dëmet e luftës, 2. Përgjegjësia penale individuale dhe kolektive e shtetit për vrasjet, plaçkitjet, djegiet, përdhunimet e gjenocidin serb, 3. Gjetjen e kufomave të varrosur në varret masive në Serbi dhe 4. Njohjen e shtetit të Kosovës. I thash këto për të sqaruar për të njëmijtën herë se këto janë temat e dialogut, e jo ndonjë asociacion, liqe për të cilin Kosova ka pagur kompensimin dhe çështjet tjera, si rrugët, hekurudhat etj. Të shpresojmë se kemi më në fund një sy qeltësi dhe se Republika e jonë do të reflekton.
-Në raportet bilaterale është bazë kryesore e ndërtimit të marrëdhënieve reciprociteti. Kjo është e përcaktuar edhe në parimet e bashkëpunimit të përcaktuara nga OKB. Në parimet mbështetëse të Kartës së OKB-së përcaktohet reciprociteti në çdo raport bilateral. Tjetër është çështja e marrëdhënieve multilaterale, sidomos në fushën e ndonjë bashkëpunimi multilateral, siç është Karta e Helsinkit, konventat ndërkombëtare të ndryshme etj. Është koha kur Republika e Kosovës ta futet në raport me shtetin serb dhe me çdo shtet tjetër reciprocitetin, dhe mos të lejoj veprime bilaterale të dëmshme vetëm për Kosovën, sikundër janë marrëveshjet e deritashme me shtetin serb. Nuk shihet askund ndonjë çështje pozitive nga marrëveshjet tash e 10 vite të bëra me shtetin serb. Nuk ka gjë pozitive. Në të gjitha ka qenë objekt vetëm Kosova. Kështu ishte edhe në marrëveshjen në Uashington.
Asgjë nuk u diskutua për detyrimet morale, ekonomike, penale dhe njerëzore të shtetit serb kundruall shqiptarëve dhe Kosovës. Një obligim u mor. E ai ishte ndalimi i shtetit serb nga veprimtaria për tërheqjen e njohjeve të shteteve të Republikës. Krimineli Daçiq u shprehë se nuk e respekton atë pikë të marrëveshjes. Dhe, këtej nuk duhet fare të pritet respektimi i marrëveshjeve nga Serbia. Ajo punon për ripushtimin e Kosovës. Nuk ka rast që tregon se shteti serb ka hequr dore nga ripushtimi. E sikurse mos të ishte kështu, organet e Kosovës shkojnë në çdo takim me shtetin serb. Madje mezi presim takime për të treguar gjithë internacionalizmin. Edhe tash nuk kemi deklarime ndaj Beogradit. Pika 10 e marrëveshjes mohohet nga Serbia dhe Kosova heshtë. Nuk ndërmerren hapa konkret në drejtim të vendosjes së masës së reciprocitetit edhe në këtë çështje. Madje është momenti kur Presidenti, Qeveria e të tjerët në Kosovë kërkohet të barazojnë këtë me tërë marrëveshjen, duke e vërë në pyetje të njëjtën.
Të shpresojmë se kemi më në fund një sy qeltësi dhe se Republika e jonë do të reflekton”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".