Lexoni edhe:
Ligji për rimëkëmbje ekonomike, dështimi i turpshëm i Qeverisë së Hoti
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Presidenti Trump tregoi se me çfarë njeriu kemi të bëjmë. Dhe, kjo deklaratë e z Trump mjafton që në mënyrë të pa revokueshme Avdullah Hoti të japi dorëheqje nga pozita e Kryeministrit. Çdo veprim arsyetohet kur vendi gjendet në gjendje të tillë, por jo përqafimet me organizatorët e krimeve, me vrasësit dhe me të pa edukuarit. Z. Hoti e din se kurrë krimineli Vuçiq nuk ka kërkuar falje. Ai nuk e pranon dhunën dhe terrorin. Tregon se shqiptaret janë kriminel. A nuk e din këtë z Hoti! Natyrisht se po, e përqafimi me këtë kriminel është argument i fuqishëm që tregon humbjen e moralit ndaj kombit tënd dhe është edhe një vrasje tjetër e të mbyturve nga Serbia edhe nga vetë z. Hoti. U vranë për të satën herë martirët, dëshmorët dhe heronjtë e kombit tonë. Kjo nuk falet. Këtu ka vetëm dorëheqje nga pushteti.
-Duhet besuar plotësisht në thëniet e z. Trump. Kjo për faktin se bëhet nga pozita e presidentit të SHBA-ve dhe se i njëjti nuk deklaron gjëra jo reale. Përqafimi i bërë, sikundër thotë Presidenti, tregon një njeri të pa kurriz, jo paqësor dhe tepër nënshtrues. Mund të detyrohesh të nënshkruash lloj - lloj deklaratash, si para UDB-së, apo edhe të nënshkruash marrëveshje, por të përqafosh një kriminel si Vuçiqin, i cili ishte Ministër në Qeverinë e Millosheviqit, është papërgjegjësi totale dhe tregon pa kurrizitetin e vetë. Krimineli Vuçiq deklaronte: " Për çdo serb të vrarë do të mbyten mbi 100 veta". Kjo deklaratë e këtij krimineli tregon se me atë fare nuk duhet dialoguar dhe se kurrsesi mos me bashkëvepruar. Kjo, sepse kemi të bëjmë me një njeri që duhet të kapet dhe të dënohet si kriminel i luftës. Në pozitën e Ministrit të Informatave i cili në ato vite lufte e mbrojti dhunën dhe terrorin mbi shqiptarët.
Ligji për rimëkëmbje ekonomike, dështimi i turpshëm i Qeverisë së HotiLexoni edhe:
Edhe në vitet 1998 dhe 1999 e vlerësonte UÇK-në "terroriste". I njëjti edhe sot ashtu e cilëson. Atëherë e quante Kosovën:"Kosova dhe Metohija", edhe sot ashtu e quan. Kurrë ky kriminel nuk e dënoi dhunën dhe terrorin në Kosovë. U vranë mbi 1500 fëmijë nga policia dhe ushtria serbe dhe ky nuk marrohet fare. Shqiptarët, për kriminelin Vuçiq,- janë ata që duhet dënuar, ndjekur e burgosur. Po sa veta u vranë nga Serbia? Këtu kemi dhe shifra që flasin për 13850 veta të vrare. Nga ata 1500 fëmijë dhe me mijëra civil. Mbi 20 mijë femra u përdhunuan dhe mbi 150 mijë objekte social-kulturore dhe shtëpi i shkatërruan. Po ashtu ishte edhe dëbimi i 1 milionë vetave! Këto janë fakte që në këtë kriminel kur dialogohet duhet çdo herë të rëndojnë duke i pasur në kujtesë dhe në mbamendje në kokë, për ta theksuar gjendjen. Në çdo kohë duhet ditur se po takohesh me kriminel të pa përmirësuar. Këto z. Hoti duhet ti dijë. Dhe, për fat të keq, nuk po i din.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".