Lexoni edhe:
Nëntoka e PDK-së e kontrollon të gjithë skenën politike të Kosovës për ta luftuar LVV-në
Shkruan: Shefik Shkodra
Kohëve të fundit edhe zyrtarët e politikës serbe kanë reaguar, se si serbët po i zbulojnë vendet ku janë fshehur viktimat shqiptare, ose me tendencë gatishmërie për të dëshmuar lidhur me krimet serbe gjatë luftës në Kosovë. Reagimi i Ivica Daçiqit për serbët që po i zbulojnë varrezat masive shqiptare, është fakt që nuk mund të fshihet as të mohohet krimi. Si duket ky është një sinjal për të pranuar krimin. Dhe do të duhej të pranohej më në fund. Dhe ka mundur të pranohet edhe më herët. Natyrisht, po të angazhohej politika me institucionet e veta në Kosovë. Fjalë, vetëm fjalë!
-Po, është për t'u habitur dhe na duket absurde, me qeveritë dhe institucionet deri më tash në Kosovë, për mos reagimin e duhur dhe me kohë, sa i përket krimeve serbe gjatë luftës. Heshtja e zyrtarëve dhe institucioneve përgjegjëse, e politikës në përgjithësi, është e pakuptueshme. Asnjë reagim për viktimat dhe terrorin e ushtrisë dhe policisë serbe në popullatën shqiptare në Kosovë. Ato krime vijojnë nga Kroacia e sidomos nga Bosnja. Ato krime janë "për fushë", tashmë të njohura. Ndonëse ato dëshmohen nga vetë qytetarët shqiptarë, këtu në Kosovë, njëkohësisht mund të dëshmohen edhe nga qytetarët serbë. Fshehja e viktimave nga politika gjenocidale e Beogradit ka qenë e kotë. Krimet janë zbuluar në Batajnicë, në frigoriferin e nxjerrë nga lumi në Serbi, etj. Ka pasur raste të dëshmive edhe nga serbët. Janë shfaqur edhe xhirime nëpër media në Kosovë po edhe në Serbi. Krimi është vetëm krim. Askush nuk mund ta pranojë si të tillë. Më parë shqiptarët që nuk i dinë mbetjet trupit të njèrëzve të vet qe 21 vite. Shumë e papranueshme, kur thuhet, "ishte çka na ishte"(!) Po merremi vesh me kaq. Për këtë nuk mund të pajtohen as qytetarët serbë dhe askush me mendje të shëndoshë. Nuk duhet viktima të zë vendin e kriminelit. Prandaj kjo kthesë dhe kjo përligjje është absurde.
Nuk mund të dihet, ku është qëllimi i politikanëve në institucione përgjegjëse, për mosangazhimi në këtë çështje?! Çfarë përfitimi do të ketë Kosova, nëse nuk insistojmë për zbulimin e krimeve, madje në insistimin dhe reagimin serioz për të pagjeturit. Shqiptarët nuk i kanë bërë ato krime. Nuk janë të barabartë me krimet që kanë bërë ushtria dhe policia serbe. Madje na duket sikur politika e ngathtë e brendshme e Kosovës, është udhëhequr edhe një politikë e ngadalësuar e jashtme nga qendrat botërore. GjN për krime lufte do të duhej të bënte më shumë për gjykimin e një politike gjenocidale të shtetit serb. Megjithatë, promotor i kësaj do të duhej gjithsesi të ishin shqiptarët, përkatësisht institucionet dhe politika e tyre”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".