Dështimet nuk kanë të ndalur, edhe futbollistët e kombëtares zhgënjyen
Ismail Muçiqi
Futbollistet e Reprezentacionit të Kosovës në ndeshjen më të rëndësishme të këtij viti dështuan duke humbur nga Kombëtarja e Maqedonisë Veriore.
Kjo ndeshje u pritë kudo me entuziazëm, duke shpresuar binshëm se Kombëtarja e Kosovës do të fitojë nga Maqedonia dhe më në fund do të tejkalohet kriza e cila ka kohë që futbollistët e Kosovës po i përcjellë me humbje të një pas njëshme.
Retorika dhe folklorizmi emotiv viteve të fundit është manifestue edhe në Futbollin e Kosovës.
Loja e fundit tregojë fëtyrën e vërtet të nivelit të përgatitjes dhe mënyrën e përzgjedhjës të futbollistëve të Kosovës.
Ndeshja në Shkup ishte largë dëshirës për të arriturë ndonjë rezultatë pozitiv.
U pa dhe u dëshmue mungesa e përgatitjes teknike, mungesa e kondicionit fizikë, mbrojtja e pa sigurtë dhe e dekoncentruar.
Po ashtu dështojë edhe vija e mesfushorëve të cilët më shumë shkaktuan gabime në pasimin e topit se sa që i ndihmuan skuadrës për të krijue ndonjë shanse për gol.
Defekti edhe më i madhë i këtij ekipi është vazhdimisht vija e sulmuesve të cilën e përbëjnë disa lojtarë që më së paku kanë sensë apo talentë për të shënuar gol.
Kjo ndeshje me Maqedoninë e Veriut alarmojë gjendjen dhe nivelin e organizimit në Komitetin Olimpikë të Federatës në Futbollin e Kosovës.
Mjerisht në një televizione të Kosovës dëgjova dje deklaratat e Albert Bunjakut dhe të Ramizë Krasiniqit, dy figurave të cilët kanë dështue vazhdimisht në sferën e Futbollit të Kosovës, të cilët i dolën në mbrojtje ekipit të Kombëtarës i cili humbi dhe i zhgënjei qytetarët.
Problemet e grumbulluara vite me radhë në Komitetin Olimpikë të Kosovës dhe mardhenjtë me Federatat e ndryshme në nivele të vendit kanë ndikue në degradimin e Sportit në Kosovë.
Në këtë drejtime vite me radhë në kuadër të Sportit janë barikadue figurat e njëjta në kuadër të Komitetit Olimpikë dhe të Federatave të Sportit.
Po thuajse të njëjtit njerzë që nga pas lufta janë zgjedhurë përmes grupeve të interesit, të klaneve e deri tek ndërhyrja e politikës në Sportë.
Të gjitha këto që u thanë më lartë janë argumente të cilat i kanë sjellë dëme zhvillimit dhe avancimit të sportit në Republikën e Kosovës që nga paslufta.
Rezultatet në Futboll dhe në degët tjera Sportive nuk arrihen me fraza dhe retorikë patriotike dhe me deklarata emotive me plotë folklorizëm.
Sporti në Kosovë duhet udhëhequr nga profesionistët e dëshmuar me decenje të cilët kanë emër dhe mbiemër dhe të cilët kanë dhënë shumë mundë ndjerës dhe dije Sportit në përgjithësi në ditët më të vështira.
Futbolli në Kosovë është luajturë dhe ka paturë famë dhe rezultate që nga viti 1980, kur Futbolli në Kosovë ishte i rangut më të lartë në Ish Jugosllavi.
Kështu ishte edhe me disiplina tjera të Sportit ku klubi i Boksit i Prishtinës ishte disa herë Kampionë në Ish Jugosllavi.
Hendbolli dhe Basketbolli ishin në zhvillim e sipër duke krijuar talentë të sportit të cilëve ju kishte lakmi çdo federatë e Sportit.
Gjatë kësaj kohe u bënë shumë padrejtësi ndaj personaliteteve dhe profesionisteve të Sportit duke filluar nga Gazetarët Komentatorët e Sportit të cilët raportuan nga garat Olimpike Botërore, e të cilët kontribuan gjithandej në zhvillimin e Sportit dhe të kulturës fizike në Kosovë.
Komplekset individuale dhe egoja e individëve të cilët punuan dhe ende mbajnë poste në krye të Federatave Sportive se me çdo kushtë ti mbajnë apo ti uzurpojnë pozitat e ndryshme janë mjerimi më i madhë i gjendjes në sportin dhe kulturën e Kosovës.
Prandaj humbja e kombëtares në futboll me Kombëtaren e Maqedonisë Veriore është e lidhurë edhe me dështimet dhe nivelin jo profesional dhe pa përgjegjësinë në Komitetin Olimpikë i cili i përfaqësonë Federatat e Sportit në Republikën e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".