Pse nuk merret politika me gjendjen ekonomiko-sociale?
Muhamet Kelmendi
Politika ndaj gjendjes se rende ekonomike dhe sociale ne Republiken e Kosoves eshte shume jashte interesave te popullit.
Kjo eshte nje dukuri qe te gjitha qeverite nuk e kan marr me seriozitet per te shqyrtuar dhe ketej ajo gjendje eshte shume e rende dhe ka marr dimensione te gjera.
Ne kunder te kesaj mungon nje analize precize e atyre shtresave shoqerore qe jetojne me te ardhura personale minimale prej 170 Euro.
S'ka gjithashtu as nje analize mbi ndihmat sociale dhe mbi pensionet qe marrin nga 90 Euro. Kemi leshime te renda edhe ne pensionet e pleqerise.
Madje ketu marrin pensione ata qe kane punuar nen regjimin serbomadh deri ne vitin 1999 deri ne 250 Euro. Por nuk marrin ata qytetare pension qe e kane refuzuar pushtimin serbomadh te Kosoves nga Serbia millosheviciane.
Keto anomali ekzistojne ne sistemin pensional te Kosoves dhe jane shume te demmshme .
Me anen e kesaj politike de-fakto kemi rene ne gjendje te rende sociale e shprta e qytetareve eshte e zbrazet.
Tash kemi varferi te skajshme. Ajo arrine deri ne 30% te popullsise.
Tere mosha e vjeter jeton me lemoshe, sepse me 90 Euro nuk sigurohet asgje per moshen e vjeter. Dhe, sikurse mos te ishte ndihma e mergimtareve, ata kishin me qene prane vdekjes.
Edhe ato shtresa shoqerore qe jetojme me ndihmuar 90 Euro jane shume rende dhe shume te varfer, si dhe pa sigurime te gjerave elementare per jete.
Ne kete ane Qeveria dhe i tere pushteti ka deshtuar. Kerkohet qe urgjentisht te punohet ne disa drejtime:
1. Te rriten te ardhurat minimale ne 350 Euro be muaj nga 170. Edhe keto te ardhura jane te vogela.
2. Mbrojtja ne pune te thellohen.
3. Ndihmat sociale te rriten nga 90 ne 180 Euro. Keshtu edhe pensioniet e pleqerise.
4. Te hapen vende te reja te punes.
Ketu ndikon ndalimi rigoroze i punes ne dy, tri e kater vende. Te tille ka mjafte. Sidomos ne sektorin e aresimit.
5. Te zbriten te ardhur personale ne sektorin publik, te te gjithe atyre qe marrin mbi 1500 Euro ne muaj.
Eshte anomali paga e prokuroreve, e gjyeqetareve, e abeareve te bordeve e ku di une mbi 2000e 3000 Euro.
Ata nuk bejne pune as per 1/4. Ne anen tjeter, gjendja ekonomike e Kosoves, nuk e barte ate page mbi 2000 e 3000 Euro e deri ne 5000 a 6000 Euro.
6. Te krijohet mbrojtja shendetesore falas Kjo jo vetem te mjeku, por edhe ne fushen e sigurimit te medikanenteve, ku qytetaret nuk kan para per ti blere medikamente dhe
7. Te luftohet keqeperdorimet, vedhjet dhe dukurite tjera negative. I theksova disa ceshtje per te cilat ka mundesi vendi i yne per t'i rregulluar.
Duhet vetem vullnet politike qe te rregullohen dhe gjendja e rende sociale te permiresohet.
Por, nga ajo qe shihet as kjo Qeveri, skurse ato te deritashme, nuk kane vullnet per tu marr me fushen e tille.
Gjendja do te keqesohet edhe me shume.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".