Dështimi i politikës, shteti po zbrazet në heshtje nga qytetarët

Dështimi i politikës, shteti po zbrazet në heshtje nga qytetarët
Dështimi i politikës, shteti po zbrazet në heshtje nga qytetarët

Nexhat Haziri

  • 16 October 2020 - 07:48

Shkruan: Nexhat Haziri

Askush nuk mund e as nuk duhet t’i fajësojë qytetarët tanë të cilët emigrojnë për një jetë më të mirë, sa do që kjo nuk është e garantuar se do të gjejnë në ato vende ku e kanë synim, por kërkesa për një jetë më të mirë është kërkesë legjitime e së cilit, andaj në vend se të fajësohen, institucionet e vendit duhet të mendojnë më shumë se si të ndalet trendi i ikjes së qytetarëve nga vendi.

Trendi i madh i emigrimit të qytetarëve të Kosovës në drejtim të shteteve evropiane është pasojë e politikave të këqija në këto 20 vite të fundit në Kosovë. Mungesa e perspektivës që lidhet me mungesën e zhvillimit ekonomik, gjendja e rëndë sociale, diskriminimi dhe mohimi i të drejtës së barabartë në punësim si pasojë fenomenit të nepotizmit, niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë faktor që kanë ndikuar që numri i qytetarëve të vendit që kanë emigruar por edhe që presin për ta marrë një hap të tillë të jetë shumë i madh. Dhe kjo si duket nuk po përbën shqetësim për klasën politike e as për institucionet e shtetit, pasi që këto të fundit me ikjen e qytetarëve dhe me zbehjen e një qytetarie aktive e cila do t’i kundërshtonte në politikat e tyre të këqija, po ndihet apo po ndihen më komod me zbrazjen e Kosovës.

Statistikat e fundit vërtetë janë alarmante dhe kjo duhet t’i shërbej qeverisë aktuale për të reflektuar për ta ndalur këtë trend të ikjes së qytetarëve jashtë vendit, dhe kjo bëhet me një strategji të mirëfilltë të përkrahës së të rinjve, njerëzve të papunë, granatimin e barazisë në konkurrim dhe aplikimi i meritokracisë në punësime e jo lidhjet familjare, partiake e politike, e të tjera platformë kjo që duhet të ketë përbuzë edhe planin e zhvillimit ekonomik, si mbështetës për biznese të vogla dhe të mesme të cilat edhe mund të gjenerojnë vende të reja të punës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".