Enver Hoxha gjerë në vdekje ka qenë për bashkimin e Kosovës dhe trojeve shqiptare me Shqipërinë

Enver Hoxha gjerë në vdekje ka qenë për bashkimin e Kosovës dhe trojeve shqiptare me Shqipërinë
Enver Hoxha gjerë në vdekje ka qenë për bashkimin e Kosovës dhe trojeve shqiptare me Shqipërinë

Ragip Mexhuani

  • 16 October 2020 - 09:40

Enver Hoxha kritikohet vetëm se ka qenë burri më i madh i kombit dhe kundërshtari më i madhi i shovenizmit serbo-sllavo-grek që na kanë copëtuar me ndihmën e Fuqive të Mëdha.

Enver Hoxha kritikohet vetëm se nuk guxo të lavdërohet nga perëndimi. E. Hoxha e kishte kritikuar perëndimin për copëtimin e Shqipërisë.

sdm. në Berlin 1878 dhe në Londër 1912-13. Këto padrejtësi asnjë politikan shqiptar këto 30 vjet nuk ia përmendi perëndimit. Aq më keq nuk ia thanë as Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë që jeni bërë shtete në tokat shqiptare. Enver Hoxha rrjedh nga një familje patriotike. Gjyshi i Enver Hoxhës-Beqiri ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit për Gjirokastër 1878. Xhaxhai i Enverit-Hyseni ishte kryetar i Gjirokastrës dhe kishte qenë pjesëmarrës i konferencës kombëtare në Vlorë më 28 Nëntor 1912. 

1936.- Enver Hoxha u betua për bashkim kombëtar para varrit të Bajo Topullit. 

Në korrik 1936 E.Hoxha u njoh në Gjirokastër me militantin e shquar komunist kosovarë, Ali Kelmendin.

1941.- E.Hoxha në prag të krijimit të partisë dërgoi kuadra të zgjedhura për luftë në Kosovë dhe Maqedoni.

1941.- E.Hoxha e formoi Partinë Komuniste dhe Rininë Komuniste shqiptare me kosovarë. Në Tiranë në shtëpinë e Bije Vokshit-kosovare është themeluar Rinia komuniste shqiptare, aty është strehuar E.Hoxha dhe është njohur e dashuruar me Nexhmijen nga Dibra e Maqedonisë. 

1943.- E.Hoxha gjatë luftës takohet në Labinot me Ramadan Çitakun nga Mitrovica i cili ishte në organet më të larta ushtarake dhe të shtetit. Pas luftës ishte ministër dhe ambasador. 

31 Dhjetor 1943-  1-2 Janar 1944 u mbajt Konferenca e Bujanit në Shqipëri e cila ishte për bashkimin e trojeve shqiptare. Aty morën pjesë 51 delegatë nga Kosova, Shqipëria, Plava e Gucia dhe 1 delegatë nga brigada kosovaro-maqedone. 

Që nga ajo kohë E.Hoxha e vazhdoi luftën ANÇ në Shqipëri, pastaj në Kosovë e viset tjera shqiptare në Jugosllavi(Brigadat shqiptare këndej kufiri deri në Sanxhak e Vishegrad,1944-5). 

1945.- E.Hoxha e pret Fadil Hoxhën në Tiranë (biseda për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Jugosllavi). 

1945.- E.Hoxha i solli në Kosovë rreth 200 mësues, libra shkollorë dhe shkronja për shtypshkronjën e parë për gazetën Rilindja dhe libra të ndryshme.

1946.- E.Hoxha shkon në Jugosllavi-Beograd për bashkimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare me Shqipërinë (siç ishte marrëveshja gjatë LNÇ Shqipëri-Jugosllavi, garantuese BRSS,Angli,SHBA). 

1947.- E.Hoxha i mori vesh dredhitë e Jugosllavisë-Serbisë për jo bashkimin e Kosovës e viseve shqiptare me Shqipërinë, por Jugosllavia insistonte që edhe Shqipërinë ta bënte republikë të 7 jugosllave(insistimi i Jugosllavisë për futjen e divizioneve në Shqipëri kinse Shqipëria ishte e rrezikuar nga Greqia).

1948.- E.Hoxha i prishë marrëdhëniet me Jugosllavinë shkaku i mosbashkimit të Kosovës e v.tjera shqiptare në Jugosllavi. Shqipërisë i erdhi në ndihmë BRSS-Stalini. Jugosllavia u izolua edhe nga shtetet tjera socialiste(kampi socialist). 

1948.- e në vazhdim E.Hoxha dërgon ilegalisht në Kosovë dhjetëra njerëz më të zotët për çështjen kombëtare.

1949,2 Shtator- Letra e E.Hoxhës drejtuar KQ të PK(b) të Bashkimit Sovjetik me titull: Mbi Kosovën dhe Metohinë.... Ne mendojmë që çlirimi i popujve të Jugosllavisë mund të arrihet vetëm me luftë e gjak tjetër rrugë ska. Ne mendojmë që popullata shqiptare e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të luftojë për çlirimin e vet, siç do të luftojnë edhe popujt tjerë të Jugosllavisë.... 

1953.- Vdiq Stalini. Pas vdekjes së tij, BRSS i rregulloi marrëdhëniet me Jugosllavinë. Shkaku i këtyre marrëdhënieve BRSS Jugosllavi, më 1961 E.Hoxha i ndërpreu marrëdhëniet me BRSS-në dhe E.Hoxha i përzuri forcat ushtarake ruse nga Shqipëria. Shqipëria i rregulloi marrëdhëniet me Kinën. Pas 10 vjetësh E.Hoxha i ndërpreu marrëdhëniet edhe me Kinën për arsye se Kina i rregulloi marrëdhëniet me Jugosllavinë. 

Prej vitit 1948 deri në vitin 1960 udhëheqësit dhe shtypi shqiptar mesatarisht dy herë në ditë sulmonin Jugosllavinë. 

Vetëm prej 18 prillit deri më 31 dhjetor 1958, shtypi shqiptar botoi 423 artikuj kundër Jugosllavisë. 

Kurse gjatë vitit 1959 dhe 1960 udhëheqësit më të lartë shqiptarë folën 145 herë kundër Jugosllavisë. 

1963.- E.Hoxha priti patriotin kosovar Qerim Mukën bashkëluftarë i Azem Bejtës.

1965.- Takimi sekret në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Aty përfaqësuesi shqiptar iu drejtua përfaqësuesit jugosllav “ ose të ndalet ndaj shqiptarëve gjenocidi dhe shpërngulja ose Shqipëria do të ndërmarrë mobilizim të padefinuar në viset etnike shqiptare (H.Bajrami)”.

1966,Korrik- Shkarkohet Aleksandër Rankoviqi dhe deri në vitin 1989 Kosova ishte e barabartë me republikat tjera jugosllave. 

Kosova ishte Shqipëri. Në Kosovë mësohej me tekstet shkollore të Shqipërisë. 

Shqipëria nuk e kishte njohur kufirin e Jugosllavisë. 

Pas shkarkimit të Rankoviqit gjerë në fillim të vitit 1981, janë zhilluar marrëdhëniet instuticionale arsimore, kulturore-shkencore e tregtare të Shqipërisë me institucionet të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore.

1968.- E.Hoxha në përkujtimin e 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut pret delegacionin kosovar dhe ballistin Dem Ali Pozhari nga Turqia .

1969.- E.Hoxha priti patriotin kosovar Rexhep Durakun babain e dëshmorit Emin Duraku.

1970.- E.Hoxha takon profesorët e fakulteteve të Kosovës në krye me Dervish Rozhajën. Në vitet e 70-ta gjatë bashkëpunimit 218 pedagogë nga Universiteti i Tiranës kanë qenë të angazhuar në procesin e mësimit në fakultetet e Universitetit të Prishtinës dhe në veri të Mitrovicës në Shkollën e Lartë Teknike dhe në Fakultetin Xehtaro-Metalurgjik. Ndërkaq gjatë kësaj kohe 62 arsimtarë universitarë të Kosovës kanë mbajtur ligjërata në Universitetin e Tiranës.

1972.- E.Hoxha ishte edhe për bashkimin (unifikimin) e gjuhës shqipe. 20-25 Nëntor 1972 zhvilloi punimet në Tiranë Kongresi i drejtëshkrimit të gjuhës shqipe.... Në këtë Kongres morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha rrethet e vendit, përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë në Jugosllavi- në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi, si dhe të arbëreshëve të Italisë. 

1972.- E.Hoxha priti Ajete Boletini bijën e Isa Boletini për sjelljen e eshtrave të Isës nga Mali i Zi.

1973.- E.Hoxha në Festivalin e Gjirokastrës takohet me grupin folklorik kosovarë- Dervish Shaqën. 

1975.- E.Hoxha i dërgon telegram ngushllimi familjes së Rexhep Durakut për vdekjen e Rexhep Durakut.

1977.- E.Hoxha sjell nga Greqia në Kukës eshtrat e Hasan Prishtinës.

1977.- E.Hoxha vendosë lule te lapidari i Shote Galicës në Fushë Krujë.

1977.- E.Hoxha merr letër nga e bija e Hasan Prishtinës duke e falenderuar Enverin për sjelljen e eshtrave të Hasan Prishtinës nga Greqia në Shqipëri.

1978.- Qershor E.Hoxha takon Bije Vokshin gjakovare, Rexhep Durakun babanë e Emin Durakut dhe bashkatdhetarë nga Kosova.

25-30 Dhjetor 1979 vizita e ministrit të Arsimit Shkencës dhe Kulturës të Kosovës Ymer Jakës në Shqipëri. Në Shqipëri  shkonin dhe vinin edhe figura tjera të larta. Në Kosovë dërgoheshin me bollëk libra të ndryshme ashtu vinin deri 2-3 ansamble në muaj dhe anasjelltas. Ansamble dhe ekipe sportive vinin nga Shqipëria edhe në Maqedoni e Mal të Zi. Ashtu edhe popullata sidomos në grupe shkonte në Shqipëri dhe anasjelltas.

6-10 Tetor 1980 Ministrja e Arsimit dhe Kulturës Tefta Cami ishte në Kosovë dhe në veri në Trepçë. 

1980.- E.Hoxha komunikon me Jusuf Gërvallën. Ibrahim Kelmendi: Jusufi i kishte shkruar E.Hoxhës dhe i kishte kërkuar 10 mijë dollarë ndihmë për të blerë një makinë radhitëse të tekstit për botimin e gazetës.... Shteti shqiptar, në kohë të ndryshme i kishte dhënë ndihma financiare përmes Sabri Novosellës, por ato nuk janë shfrytëzuar për veprimtarinë tonë (përjashto vetëm 10 mijë dollarë, që janë dorëzuar Jusuf Gëvallës nga Sabriu).... Pas vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës 17 janar 1982 E.Hoxha e solli në Tiranë nga Gjermania familjen Gërvalla (Suzanën me dy djemtë e vajzën).

1981.- Plani sekret ushtarak i E.Hoxhës për të ndërhyrë ushtarakisht në Jugosllavi.

1 Maj 1983 E.Hoxhës i dhurohet nga vëllezërit kosovarë një shportë me karafila të kuq në vitin e 75-vjetorit të lindjes së shokut E.Hoxha. 

1985.- Vdiq Enver Hoxha.

1986.- Akademia e Shkencave Serbe doli me memorandumin kundër shqiptarëve.

1987.- Millosheviqi erdhi në pushtet në Serbi.

1988.- Filluan ndryshimet kushtetuese kundër Kosovës.

Më 1989 u suspendua Kushtetuta e Kosovës. 

Gusht 1989 Nëna Tereze vendos lule në varrin e Enver Hoxhës dhe e lavdëron.

Në kohën e Enver Hoxhës Shqipëria u shtua për 2 milionë banorë(Shqipëria më 1945 kishte mbi 1 milionë banorë, më 1989 kishte 3.182.400 banorë). 

Kurse këto 30 vjet popullsia u përgjysmua në Shqipëri e këndej kufirit nga gjendja ekonomike,me shpërngulje dhe me moslindje.

Shqipëria ishte shteti më i zhvilluar në botë. Në atë kohë shtetet socialiste i dhanë Shqipërisë 226 milionë rubla. Pastaj Kina i dha Shqipërisë afro 3 miliardë dollarë ose 150 dollarë në vit për një banor. 

Shqipëria me krom e zinte vendin e dytë në botë. Shqipëria kishte 80 hidrocentrale dhe 8 termocentrale. Kombinati metalurgjik në Elbasan kishte mbi 14 mijë të punësuar v.1984. Industria shqiptare prodhonte mbi 130 llojesh të makinerive. Në Shqipëri punonin afër 1 milionë e 500 mijë veta. Asnjë i papunë. Kurse Jugosllavia kishte rreth 1 milionë të papunë. Në Shqipëri libreza të kursimit në banka kishin mbi 1 milionë persona (1.084.804). Shqipëria 69% kishte eksportuar kurse 31% kishte importuar.

Shqipëria ka pasur marëdhënie tregtare e diplomatike me 150 shtete të botës. Ushtria shqipëtare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë(MIG), 1500 tanke v.1978. Shqipëria kishte 8 aerodrome. Shqipëria flotën luftarake detare (12 nëndetëse), e kishte më të zhvilluar se sa Greqia e Jugosllavia. Shqipëria kishte rreth 35 mijë km tunele të nëndheshme.

Enver Hoxha nuk ishte diktator siç na gënjyen këto 30 vjet. Vetëm prej tetorit 1944 deri më 1 korrik 1951 në Jugosllavi janë kryer 479 dënime me vdekje, kurse  në Shqipëri për 45 vjet nuk janë të dënuar me vdekje as 40 veta. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".